Skuadra zikaltër arriti të thyej minimalisht 1-0 Napolin në Riad për të fituar kështu titullin e parë në këtë vit kalendarik por vlen për t’u theksuar se për herë të tetë në histori, Inter ngre lart trofeun e Superkupës së Italisë.
Skuadra e Simone Inzaghi arriti të jetë triumfatore në një 90 minutësh ku dominuan kundërshtarin, falë edhe inferioritetit numerik të jugorëve.
Simeone la skuadrën e Napolit me 10 lojtarë që prej minutësh së 60-të, pasi u ndëshkua dy herë me karton të verdhë. Superioreti numerik u vu re tek Interi, që kishte iniciativën për të sulmuar. Pikërisht, atëherë kur gjithçka po shkonte drejt penalltive, Lautaro Martinez goditi saktë për të tundur rrjetën.
Sulmuesi hero i Interit shënoi golin numër 29 këtë sezon për të qenë kështu edhe ai që i jep trofeun e Superkupës për herë të tretë radhazi skuadrës nga Milano.