Besueshmëria e marrëveshjes Cop28 për të “tranzicionin” nga lëndët djegëse fosile kalon mbi ndotësit më të mëdhenj historikë të botës si ShBA, Britania e Madhe dhe Kanadaja duke rimenduar planet aktuale për të zgjeruar prodhimin e naftës dhe gazit, sipas negociatorit për klimën që përfaqëson 135 vende në zhvillim.
Në një intervistë ekskluzive me “The Guardian” Pedro Pedroso, presidenti në largim i bllokut të vendeve në zhvillim të G77 plus Kinës, paralajmëroi se marrëveshja historike e bërë në bisedimet e vitit të kaluar për klimën në Dubai rrezikonte të dështonte, shkruan “The Guardian”.
“Ne arritëm disa rezultate të rëndësishme në Cop28, por sfida tani është se si ne e përkthejmë marrëveshjen në veprim kuptimplotë për njerëzit”, tha Pedroso.
“Ndërsa flasim, nëse nuk gënjejmë veten, asnjë nga vendet kryesore të zhvilluara, të cilët janë emetuesit më të rëndësishëm historikë, nuk kanë politika që po largohen nga karburantet fosile, përkundrazi, ato po zgjerohen”, shtoi ai.