Jose Mourinho nuk është më trajner i Romës. Rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit sollën vendimin e drejtuesve të klubit që ndërprenë bashkëpunimin disa muaj para përfundimit të kontratës.
Në njoftim shkruhet se ishte i nevojshëm një ndryshim i menjëhershëm. Mourinho mori drejtimin e Roma në Maj të 2021 dhe arriti të triumfojë ndaj Feyenoord në finalen e parë të Conference League më 25 Maj të 2022 në Tiranë.
Jose Mourinho drejtoi ekipin në 96 ndeshje, duke fituar 44, barazuar 23 dhe humbur 29. Ai pati rendimentin më të ulët mes trajnerëve që kanë të paktën 50 ndeshje prej sezonit 1994-1995.
Klubi italian njoftoi se do të vendosë së shpejti për trajnerin e ri. Emri i përmendur nga mediat italiane është ish-kapiteni i Romës, Daniele De Rossi.