Ballina Kryesore Reçeli i konkave të pishës – Ëmbëlsia kuruese për shëndetin

Reçeli i konkave të pishës – Ëmbëlsia kuruese për shëndetin

Reçeli i pishës është special, i njëtrajtshëm, tejet aromatik dhe i shijshëm. Ai është jashtëzakonisht i dobishëm për sëmundjet e frymëmarrjes.

Reçeli i pishës konsiderohet si një ëmbëlsirë delikate dhe e veçantë.

Rrjedhimisht kushton shtrenjtë sidomos në Europë dhe shitet vetëm në zona turistike ekskluzive.

Por ky informacion nuk duhet t’ju ndalojë që ta përgatisni atë në shtëpi.

Reçeli me aftësi kuruese përdoret dhe rekomandohet kundër kollës.

Konet e pishës duhen kontrolluar nëse janë të përshtatshme për t’u gatuar. Për ta bërë këtë, shpojini lehtë me majën e thikës.

Konet e gjelbra me përmasa nga një deri në 5 centimetra janë të përshtatshme për reçel në kushtet e shtëpisë.

Përbërësit e nevojshëm:

  • 1 kg kone pishe të njoma
  • 1 litër ujë
  • 1 kg sheqer

Udhëzimet:

Për përgatitjen e reçelit është e domosdoshme që të mblidhni konet e buta e të gjelbra të një peme të shëndetshme. Ato duhen pastruar nga halat me kujdes.

Më pas duhen larë me ujë të bollshëm dhe duhen mbuluar me ujë në një enë të madhe.

Lërini të qëndrojnë në ujë për gjatë gjithë natës. Të nesërmen, përzierjen me gjysmën e koneve bashkojeni me sheqerin dhe vendoseni në një tenxhere. Lërini të ziejnë së bashku.

Pasi të jetë formuar shurupi i sheqerit, shtoni të gjitha konet e pishës. Gjatë zierjes, konet do të ndryshojnë ngjyrë menjëherë. Uleni temperaturën dhe lëreni zierjen të vazhdojë për një orë e gjysëm.

Nëse gjatë kësaj kohe, vëreni formimin e shkumës, uleni zjarrin në nivel minimal. Reçeli është bërë kur konet të jenë të buta dhe të përtypshme.

Reçeli i duhur do të ketë një nuancë mes të kuqes dhe kafes.

Pas zierjes, lëngu duhet lejuar të ftohet dhe më pas të hidhet në kavanozë. Ruajini ato në një vend të errët dhe të freskët.