Kopenhagen e Napoli kualifikohen në Champions, Benfica në Europa League

Eliminimi i bujshëm nga Kupat e Europës pritet të lërë pasoja të rënda tek Manchester United. Humbja 1-0 ndaj Bayern Munich jo vetëm i solli largimin nga Champions League, por anglezët humbën shansin për të qenë në turet e ardhshme të Europa League.

Një vend i fundit në grupin A, me Kingsli Koman që i shkaktoi disfatën e katërt, për të përkeqësuar kështu situatën tek ‘djajtë e kuq’. E ardhmja e Erik ten Hag tashmë vihet seriozisht në rrezik. Bayern Munich fiton grupin dhe ndihet më e qetë në pritje të shortit të së premtes.

Në raundin e 1/16-ave të Champions kaloi edhe Kopenhagen, falë fitores 1-0 ndaj Gallatasaraj. Për turqit një vend në Europa League. Inter dështoi për të fituar grupin pas barazimit pa gola me Sociedad, gjithsesi dy ekipet kalojnë më tej. Në Europa League shkon Benfika, pas fitores 3-1 ndaj Salzburgut. Në Austri, Di Maria realizoi nga këndorja, diçka që nuk ndodhte në Champions League prej vitesh.

Portugezi dhuroi edhe asistin e 39-të në karrierë në këtë kompeticion. Humbja i shkaktoi eliminimin Salzburgut. Real Madrid nuk zhgënjeu dhe fitoj të gjashtën në po kaq sfida të fazës së grupeve. Spanjollët përmbysën 3-2 Union Berlin për t’i lënë jashtë Europës skuadrën gjermane.

Në raundin tjetër si vend i dytë u kualifikua Napoli pasi mposhti 2-0 Bragën. Portugezët ngushëllohen me një biletë për në raundin tjetër të Europa League.