PËRBËRËSIT:
- 200gr ullinj të gjelbër të shtypur dhe pa fare
- ¾ filxhan arra, të copëtuara imët me dorë
- 2 lugë vaj ulliri, ekstra i virgjër
- ½ filxhan me kokrra shege të freskëta
- 2 qepë të njoma, të prera
- ¼ filxhan majdanoz i freskët, i copëtuar
- 2 lugë çaji koncentrat shege ose melasë
- 1 lugë gjelle lëng limoni të freskët
- Kripë dhe piper i zi i bluar
- Spec i kuq sipas dëshirës
PËRGATITJA:
Pasi të keni gati të gjithë përbërësit, mjafton t’i vendosni ato së bashku në një tas dhe t’i trazoni mirë e mirë.
Ju mund ta shërbeni këtë sallatë menjëherë, por nëse dëshironi një aromë dhe shije më të fortë, mbulojeni dhe ruajeni në frigorifer për 1 ose 2 ditë. Pak para se ta konsumoni, lëreni të qëndrojë në temperaturë dhome.
Shënim: Nëse ullinjë janë shumë të kripur, shpëlajini me ujë të freskët para se t’i përdorni.
Më pas provoni një dhe nëse është ende shumë i kripur atëhere zhytini në ujë të vakët për 30 minuta. Më pas kullojini dhe shpëlajini përsëri.