Shumica e gjermanëve shohin avantazhe në anëtarësimin e vendit të tyre në Bashkimin Evropian, sipas një sondazhi të Parlamentit Evropian.

70 për qind e gjermanëve besojnë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është i mirë për Gjermaninë, që është dukshëm më shumë se sondazhi i kryer në vitin 2010, kur vetëm 50 për qind e të anketuarve ndanin këtë mendim.

Në mesin e të anketuarve më të rinj nga mosha 15 deri në 24 vjeç, opinioni pozitiv për anëtarësimin në BE është edhe më i lartë, dhe 84 për qind e tyre e vlerësojnë anëtarësimin pozitivisht.

Ndër temat që duhet të trajtojnë institucionet e BE-së sipas opinionit të qytetarëve gjermanë të anketuar, çështja e demokracisë dhe shtetit ligjor (43 për qind), e ndjekur nga e ardhmja e Evropës (37 për qind) dhe lufta kundër varfërisë (36 për qind).

72 për qind e të anketuarve thanë se do të votonin për Parlamentin Evropian vitin e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, sondazhi i Eurobarometrit tregon gjithashtu një rënie të optimizmit kur bëhet fjalë për të ardhmen e Bashkimit Evropian.

58 për qind e të anketuarve e shohin të ardhmen e BE-së si “mjaft optimiste” ose “shumë optimiste”.

Në sondazhin e fundit tre vjet më parë, 72 për qind e të anketuarve u shprehën me optimizëm, që do të thotë 14 për qind më shumë.