Partia Mjaft, e ekstremit të djathtë në Portugali, priti këtë fundjavë në parlamentin vendit, liderët e ekstremit të djathtë në Francë dhe Gjermani.
Synimi i takimit me Frontin Kombëtar të Marine Le Pen dhe Aleancën për Gjermaninë, është që të forcojë pozitat e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare, që mbahen në Portugali në muajin mars.
Por mes të pranishmëve diferencat mbetën. Le Pen e quajti Bashkimin Evropian një karikaturë dhe vlerësoi fitoren e Geert Vilders në Holandë.
Por portugezi Ventura u distancua nga kjo qasje, duke u zotuar të mbrojë Portugalinë si vend anëtar të Bashkimit Europian.