Ballina Kryesore Aktorja e serialit turk pranon se është shqiptare: “Në shtëpi vazhdojnë traditat...

Aktorja e serialit turk pranon se është shqiptare: “Në shtëpi vazhdojnë traditat shqiptare”

Aktorja e njohur e serialeve turke,  Su Burcu Yazgı Coşkun, së fundmi pjesë e serialit “Për familjen time” pak ditë më parë pranoi se është me origjinë shqiptare.

Teksa ishte e ftuar në një emision, Burcu tregoi se është lindur dhe rritur në Turqi, por nëna e saj është shqiptare.

Gjatë bisedës, moderatori e pyeti atë rreth zakoneve dhe ushqimeve tradicoanle të shqiptarëve, për çka aktorja tha se në familjen e saj vazhdojnë ende traditat shqiptare.

”Në shtëpi përshmebull vazhdojnë traditat shqiptare ende, ushqimi i preferuar pulë me pilaf, është shumë e mirë”, tha aktorja.