Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka bërë disa deklarata të forta në konferencë për shtyp para ndeshjes së kampionatit kundër Chelsea-t.

“Do t’i shes të gjithë lojtarët që duan të largohen. Dhe do t’ua shes edhe Manchester United nëse klubi dhe lojtari do ta donin këtë. Dikush do të largohet dhe dikush do të vijë, vetëm klubet e vogla kanë frikë nga këto gjëra”.- ka thënë trajneri spanjoll.Një lajm shumë i mirë për Juventus-in, që është gjithmonë dhe më afër marrjes së Kalvin Phillips që në janar.

Drejtuesit e klubit torinez janë takuar me menaxherët e mesfushorit të Manchester City dhe lojtari ka dhënë miratimin e tij për t’u transferuar në Itali edhe për vetëm gjashtë muaj.