Publikohet lista zyrtare e lojtarëve të Kombëtares në përballjen kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe

Publikohet lista zyrtare e lojtarëve me të cilët Shqipëria do të përballet kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe në dy ndeshjet e fundit dhe vendimtare për kualifikimin ne euro 2024.

Tekniku I përfaqësueses sonë Silvinjo ka vendosur të grumbullojë 24 lojtarë për ndeshjet e datës 17 dhe 20.

Risite në emrat e thirrur nga trajneri brazilian i kuqezinjve janë shumë të vogla. Në portë janë të njëjtet Berisha, Strakosha dhe Elhan Kastrati.

Në mbrojtje kthehet pas dëmtimit Ismajli I cili I zë vendin Mihajt, por pjesa tjeter është e njëjta me Gjimshitin, Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Federic Veseli, Arlind Ajeti dhe Mario Mitaj. Asnjë surprise në mesfushë ku baza janë lojtarët e kampionatit Italian Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, dhe Nedim Bajrami, ndërsa të tjerët janë Keidi Bare, Klaus Gjasula e Qazim Laçi.

Sulmi ka edhe listën më të gjatë me emra si Muçi, Uzuni, Seferi, Jasir Asani, Arbnor Muja, Arbnor Muçolli, dhe Mirlind Daku.

Bie në sy kësisoj mungesa e Armando Brojes ndaj të cilit ka ende pikëpyetje të forta nëse bëhet fjalë për zgjidhje teknike apo e kondicionuar nga problemet fizike të sulmuesit të Chelsea që ende nuk është në 100% të formës.

Zyrtarisht ai nuk është në listën e lojtarëve të padisponueshëm tek ekipit anglez sipas vete informacionit që vetë Chelsea ka publikuar këtë të premte. Për Brojen u përfol edhe për një situatë jo të favorshme në marrëdheniet me Silvinjon që në grumbullimin e fundit për ndeshjet me Cekinë dhe Bullgarine, mirëpo asnjëhere zyrtarisht palët nuk e pranuan që ekziston një çështje “Broja” brenda kampit kuqezi.

Ndoshta në konferencen për shtyp të Silvinjos të shtunën mund të ketë vend për shpjegime.

Në vend të  Brojës  është rithirrur talenti i Goteborg Arbnor Muçolli. Grumbullimi i përfaqësueses nis të hënën e 13 nentorit. Ndeshja e parë është në Moldavi në datë 17 nentor, e menjehere Shqiperia mund të kualifikohet në europian përmes një barazimi, pa pasur fare nevoje për duelin e fundit në Tiranë ndaj Ishujve Faroe.