Përbërësit:

  • 300 gr niseshte
  • 200 – 300 gr sheqer (Sasia e sheqerit zgjidhet në varësi të ëmbëlsisë së lëngut të shegës. Nëse lëngu është shumë i ëmbël mjafton 200 gr sheqer, nëse është i athët atëherë shtoni 300 gr)
  • 300 ml lëng shege (nga shtrydhja e 4-5 kokrra shegësh)
  • 200 ml ujë
  • 100 gr gjalpë të freskët

Përgatitja:

Hedhim në një tas masën e ujit, lëngun e shegës dhe niseshtenë dhe i përziejmë mirë me njëra tjetrën derisa niseshteja të shkrihet plotësisht dhe të njëtrajtësohet me ujin.

Më pas vendosni një tenxhere në zjarr dhe shtojmë gjalpin dhe sheqerin dhe i trazojmë derisa sheqeri të shkrijë plotësisht dhe të marrë ngjyrë të artë të lehtë.

Pastaj shttoni masën me niseshte, ujë dhe lëng shege dhe të përzjeni gjithë masën pa ndërprerje përmes një luge druri.

Nëse preferoni të shtoni të tjerë përbërës përveç atyre bazë, në momentin kur shtoni ujin me niseshtenë mund të shtoni gjithashtu edhe arra apo bajame të thërrmuara, apo përbërës të tjerë dhe vijoni të përzieni derisa masa të trashet ne formën klasike xhelatinoze të hasudes.

Sekreti i Hasudes qendron tek përzierja pa ndëprerje e gjithë masës që është në zjarr.

Më pas hiqeni nga zjarri, mund ta ndani në një pjatancë lugë-lugë ose hidheni në një tavë dhe më pas prijeni në katrorë dhe më pas lëreni të ftohet