Kështu deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një konferencë në Astana të Kazakistanit, me rastin e Samitit të shteteve turke, raporton Agjensia “Anadolu”.
Erdogan perseriti thirrjen për një armëpushim dhe përsëriti propozimin për një “konferencë ndërkombëtare të paqes” për t’i dhënë fund konfliktit në Izrael dhe Palestinë.
Kreu turk shtoi se deri më tani Ankaraja ka dërguar 10 avionë me ndihma humanitare të destinuara për në Gaza.