Një dhuratë vërtet e çmendur për ditëlindje, që David dhe Victoria Beckham i bënë vajzës së tyre 12-vjeçare Harper, të vetmes vajzë që çifti ka, e lindur në Los Angeles më 10 korrik 2011. Ajo është motra e vogël e Brooklyn, Romeo dhe Cruz.
Këtë e ka bërë të ditur edicioni online i revistës ‘OK’, sipas të cilës ish-futbollisti i Manchester United, Real Madrid, Los Angeles Galaxy, Milan dhe PSG, së bashku me gruan e tij (ish-këngëtare e ‘Spice Girls’) i kanë dhuruar vajzës së vogël një shtëpi në pemë.
Kjo shtëpi me vlerë 100 mijë paund (rreth 115 mijë euro) është ndërtuar mbi shtylla, pasi kishte marrë leje, rreth një lisi të gjatë në pronën e familjes në Cotswolds (Angli), e cila në total vlen 12 milionë paund (rreth 13 milionë euro).
Një perlë e vërtetë, 4.5 m x 4.5 m, që mbulon një sipërfaqe prej 15.6 metrash katrorë. Një strehë luksi pra për të voglën Harper, e cila është mësuar me luksin. Pasioni për modën e lartë e ka trashëguar tashmë nga nëna e saj Victoria (tani stiliste), siç e ka treguar shpesh herë në rrjetet sociale vetë ish-këngëtarja.