Mund të duket e çuditshme por parametrat jetësor të pacientëve tani mund të maten edhe duke qëndruar një metër larg tyre.
Një teknologji e re inovative e realizuar nga ContinUse Biometrics u lejon pacientëve të monitorojnë funksione të shumta të trupit në shtëpi me anë të një lazeri.
Nanoteknologjia mund të monitorojë shëndetin e përdoruesit dhe të masë frymëmarrjen përmes veshjeve deri në një metër larg. Kjo pajisje mund të masë edhe aktivitetin e mushkërive, temperaturën, presionin e gjakut, shpejtësinë e valëve të pulsit, glukozën, nivelin e alkoolit dhe madje edhe aktivitetin e muskujve.
Shkencëtarët tregojnë se ky sensor përbëhet nga një aparat fotografik me optikë të veçantë dhe një lazer.
Ato mund të lidhen me çdo lloj pajisjeje të komunikimit, siç janë telefonat ose televizorët. “Ne përdorim metoda unike optike për të kapur nano-vibrimet e krijuara nga lëvizja e organeve të brendshme, kimikateve dhe molekulave në trupin e subjektit parametrat e të cilëve matim”- tha Zeev Zalevsky, shefi i teknologjisë së kompanisë prodhuese.
Teknologjia është veçanërisht e dobishme për njerëzit me sëmundje kardiovaskulare dhe ata diabet. Pajisja është e destinuar për pacientët e spitalit ose ata me sëmundje kronike të cilët kanë nevojë për monitorim të afërt në shtëpi.
Sipas specialistëve sigurimi i këtij lloj kujdesi parandalues përmirëson cilësinë e jetës dhe mund të shpëtojë jetën e pacientit.
Sensori është i lehtë për t’u përdorur dhe matja që bën nga larg nuk ndërhyn në rutinën e përditshme të përdoruesit. Pajisja aktualisht funksionon vetëm në vende si Izrael, Spanja dhe Silicon Valley.