Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe për vitin 2023 do të bëhet publik më 6 tetor në Oslo sipas “Reuters”
Kush mund të fitojë?
Sipas dëshirës së industrialistit suedez Alfred Nobel, shpikësit të dinamitit, çmimi duhet t’i ndahet “atij/asaj që e ka bërë më të mirën për avancuar shoqërinë, heqjen ose pakësimin e ushtrive të përhershme dhe ngritjen dhe promovimin e paqes”.
Mijëra persona mund të propozojnë emra: pjesëtarë qeveritarë dhe të parlamenteve, udhëheqës shtetërorë, profesorë universitarë të historisë, shkencave sociale, të juridikut dhe filozofisë, dhe laureatë për Çmimin Nobel për paqe, mes tjerash.
Këtë vit janë 351 të nominuar, ndonëse lista e plotë do të mbyllet në një kasafortë për 50 vjet.
Në mesin e favoritëve këtë vit janë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe lideri opozitar rus, Aleksei Navanly, ndonëse ekspertët kanë thënë se ata kanë pak gjasë që të fitojnë.
Zelensky është lider i luftës, mirëpo komiteti është fokusuar në Rusi vitin e kaluar, andaj dy burrat kanë pak mundësi që të fitojnë.
Kush vendos?
Komitetit Norvegjez i Nobelit, i cili përbëhet prej pesë individëve të emëruar nga Parlamenti i Norvegjisë, është arbitri. Anëtarët shpeshherë janë politikanë të pensionuar, mirëpo jo gjithmonë.
Komitetit aktual udhëhiqet prej një avokati dhe përfshin edhe akademikë.
Ata shtyhen përpara prej partive politike norvegjeze dhe emërimet e tyre e reflektojnë balancin e pushtetit në Parlamentit e Norvegjisë.
Si vendoset fituesi?
Nominimet përmbyllen më 31 janar.
Anëtarët e komitetit mund t’i bëjnë nominimet e tyre jo më vonë sesa takimi i parë i komitetit në shkurt.
Ata i diskutojnë të gjitha nominimet, dhe më pas e krijojnë një listë të ngushtë.
Secili i nominuar më pas vlerësohet nga një grup i përhershëm i këshilltarëve dhe ekspertëve.
Komiteti takohet një herë në muaj për të diskutuar për nominimet.
Ky grup e merr vendimin në takimin e fundit, i cili zakonisht zhvillohet në fillim të tetorit.
Komitetit kërkon konsensus për emrin përfundimtar. Nëse jo, vendimi merret me shumicë votash.
Herën e fundit kur një anëtar i komitetit ka dhënë dorëheqje ka qenë më 1994, pas lideri palestinez, Yasser Arafat, është shpallur fitues, bashkë me Shimon Peres e Izraealit dhe Yitzhak Rabin.
Kush është i nominuar?
Ndonëse lista e plotë e nominimeve mbahet sekrete, nominuesit mund të flasin publikisht për to.
Në mesin e emrave të bërë publikë janë Greta Thunberg, një tjetër ambientaliste Vanessa Nakate, politikani i burgosur opozitar rus, Vladimir Kara-Murza, dhe protestuesi kinez Peng Lifa.
Ekspertët që po e monitorojnë ndarjen e çmimit këtë vit besojnë se këtë herë më shumë shanse kanë aktivistët për të drejta të njeriut, pasi këtë vit shënohet 75-vjetori i Deklaratës Universale për të Drejta të Njeriut.
Komiteti mund të vë theks edhe në ndryshimet klimatike, kanë thënë disa të tjerë.
Çfarë fiton laureati?
Një medalje, diplomë 994.000 euro dhe vëmendje botërore.
Kryepeshkopi i Afrikës së Jugut, Desmond Tutu, fitues i vitit 1984, ka thënë se çmimi është shpatë me dy tehe.
“Një ditë askush nuk më dëgjonte. Ditën tjetër isha orakull”, është cituar të ketë thënë ai në një biografi të autorizuar.
Kur mbahet ceremonia dhe kush merr pjesë në të?
Ceremonia mbahet më 6 tetor në Institutin Norvegjez të Nobelit në Osllo nga udhëheqësi i Komitetit Norvegjez të Nobelit Berit Reiss-Andersen.
Ceremonia kryesore do të mbahet në sallën e qytetit të Osllos, më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit.