Aktivitet i dendur i SHI “Jakova” në Gjakovë

 

U PËRURUA MONOGRAFIA “BULETINI(2018-2022”)

Nga studiuesi, poeti e shkrimtari Tahir Bezhanipër jetën kulturore në Gjakovë

Sot në sallën e përurimeve “Teki Dervishi” në bibliotekën e qytetit në Gjakovë, në pranin e një numri të konsiderueshëm të dashamireve të fjalës së shkruar e jo vetëm, SHI. “Jakova ”e përuroi monografinë “Buletini  2018-2022”  të autorës Mevlyde Mezini-Saraçi.

Për rëndësinë e kësaj vepre foli poeti e krijuesi i mirënjohur  nga Gjakova, z. Agim Gjakova, i cili pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi në Shqipëri-Tiranë, për shkakrrethanave politike të kohës. Në fjalën e tij z. Agim Gjakova vlerësoi rolin dhe rëndësinë e kësaj monografie si një material me plotëni dhe fakteve të ndryshme në  rrethana të kohës sonë, duke na sjellur  materiale e fakte kohore.

Për veprën monografike të autores Mevlyde Mezini-Saraç, foli edhe z. Albinot Maloku,politikolog, i cili në referencën e tij shpalosi disa nga vlerat e kësaj monografie dhe rolin e OJQ në periudhën e pasluftës ,si rasti i SHI.”Jakova” në Gjakovë.

Ndërsa, autorja e kësaj monografie, z. Mevlyde Mezini- Saraçi, rrëfeu përkushtimin e saj për ta nxjerr këtë libër me vlerë, përkundër vështirësive objektive gjatë punës në njëperiudhë bukur të gjatë kohore.

Pas konsultimeve me z. Ruzhdi Safën,  kryetar i SHI “Jakova” në Gjakovë dhe pëlqimit të Kryesisë së saj, u ndjeva e gëzuar për besimin e dhënë, por njëkohësisht edhe për obligiminmadhor që ndieja gjatë punës, për ta nxjerr një libër sa më të mirë- tha z. Mevlyde  Mezini-Saraçi.

Për punën me përkushtim të kësaj monografie, z. Ruzhdi Sefa, kryetar i SHI “Jakova” në Gjakovë, z. Mevlyde Mezini-Saraçi  i dhuroi  Mirënjohje për kontributin e mirëfilltë si autore e monografisë “Buletini (2018-2022)”,botim i kësaj shoqate.