Përmbytje të menjëhershme dhe kërcënuese për jetën e njerëzve po godasin zonën e qytetit të Nju Jorkut të premten, ndërsa era dhe shiu i rrëmbyeshëm i stuhisë tropikale Ophelia po godasin rajonin prej ditës së djeshme.
Në këtë situat pothuajse të gjitha pesë bashkitë e qytetit të Nju Jorkut janë gjendur gjatë gjithë ditës sot të premten nën “Flash Flood Warnings – Paralajmërimet e Përmbytjeve “ .
Kjo ndodhi pasi shirat e rrëmbyeshëm përmbytën menjëherë rrugët dhe stacionet e metrosë, duke shkaktuar ndërprerje masive në anën e sistemit, dhe “kaos” në lëvizjen e udhëtarve. Problemt me transportin e udhëtarve u ndjenë veçanërisht në metronë e qytetit Brooklyn, ku njoftohet se gati 6 inç shi ka rënë tashmë nga mesi i mëngjesit.
Në probleme me trafikun me “fikjen” e sistemit të metrosë janë ndier në të gjitha pesë lagjet e qytetit të Nju Jorkut, pasi shirat e rrëmbyeshëm përmbytën rrugët dhe stacionet e metrosë, duke shkaktuar ndërprerje masive në anën e sistemit në shërbimet hekurudhore dhe të autobusëve.
“Dua t’u them të gjithë banorëve të Nju Jorkut, kjo është koha për “vigjilencë”të shtuar dhe kujdes ekstrem,” paralajmëroi kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams. “Nëse jeni në shtëpi, qëndroni në shtëpi. Nëse jeni në punë ose në shkollë, strehohuni në vend. Tani për tani, disa nga metrotë tona janë përmbytur dhe është jashtëzakonisht e vështirë të lëvizësh nëpër qytet.”
Guvernatori Kathy Hochul vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës, teksa ekipet e mbrojtjes civile kanë dalë në rrugë për të ndihmuar personat në vështirësi. Gjithashtu, ai iu kërkoi banorëve të qëndrojnë në shtëpi nëse është e mundur dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi në orët në vijim pritet që reshjet të intensifikohen.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar, ky është një ndër muajt shtator më të lagësht në historinë e Nju Jorkut, pas atij të 140 viteve më parë.
Stacioni i metrosë në Brooklyn përmbytet mes rrebesheve në qytetin e Nju Jorkut. Uji i shiut përmbyti stacionin e metrosë B/Q 7th Avenue në Brooklyn pasi rrebeshjet shkaktuan përmbytje të shpejta në qytetin e Nju Jorkut të premten në mëngjes.
Dita e sotme e premtja duket se është paraprakisht dhe dita më e lagësht e shtatorit e regjistruar në aeroportin JFK, duke eklipsuar rekordin nga Uragani Donna në vitin 1960, tha Shërbimi Kombëtar i Motit në Nju Jork. Ajo gjithashtu renditet si dita e dytë më e lagësht e aeroportit të të gjitha kohërave.
Shirat e përhapur prej 3 deri në 5 inç priten në të gjithë New York City, Long Island dhe Hudson Valley, me sasi më të larta në nivel lokal deri në 7 inç shi.
Qendra e Parashikimeve të Motit tha se normat e reshjeve në disa stuhi po arrijnë 2 inç në orë ose më shumë. Zyrtarët në qytetin e Nju Jorkut thanë se sistemi i metrosë mund të përballojë vetëm një maksimum prej 1 inç reshje në orë, dhe përmbytjet mund të ndodhin nëse tejkalojnë 1.5 inç – kritere këto që u plotësuan lehtësisht këtë të premte.
“Shiu i dendur vazhdon të përmbyt sistemet e transportit dhe ka të ngjarë të shkaktojë përmbytje të shpejta në gjitha zona sot,” tha Komisioneri i Divizionit të Sigurisë Kombëtare dhe Shërbimeve Emergjente të Shtetit të Nju Jorkut, Jackie Bray. “Kjo do të thotë se do të jetë e rrezikshme të udhëtosh, veçanërisht me makinë”.
Në Brooklyn, makina të shumta u bllokuan me ujë deri në dritaret e tyre sidomos në zonat e ulta si në Prospect Expressway. NWS raportoi mbyllje përgjatë lumit Hutchison Parkway, Bronx Run Parkway, Major Deegan Expressway, Grand Central Parkway dhe madje edhe një pjesë të FDR Drive për shkak të përmbytjeve.
Nuk ishin vetëm ata që udhëtonin me trena dhe automobila të prekur nga rritja e ujërave. Parkingjet dhe rampat u përmbytën në Aeroportin LaGuardia, duke mbyllur hyrjen në Terminalin A. Aeroporti tha se edhe pika e karburantit në në afërsi të aeroportit ishte gjithashtu e paarritshme për shkak të përmbytjes.