Këngëtarja kolumbiane ka ndarë detaje nga marrëdhënia  me ish-futbollistin

Shakira besonte në dashuri të përjetshme me ish-futbollistin Gerard Pique.

Në një intervisë të fundit për “Billboard” këngëtarja kolumbiane foli për marrëdhënien 11-vjeçare me Pique.

Prioriteti im ishte shtëpia dhe familja ime. Unë besoja  tek shprehja ‘derisa vdekja të na ndajë. E  besova dhe  kisha këtë ëndërr për veten dhe për fëmijët e mi”,- u shpreh ajo.

Krijuesja e njohur u shpreh se shpresonte të kishte një  marrëdhënie të ngjashme si ajo e prindërve të saj, të cilët kanë qenë së bashku për 50 vite.

Ata e duan njëri-tjetrin si ditën e parë, me një dashuri unike dhe të papërsëritshme,”-shpjegoi Shakira.

Ndër të tjera 46-vjeçarja pranoi se asaj iu desh ta vinte karrierën në plan të dytë ndërsa jetonte me Pique në Spanjë. Megjithatë që pas ndarjes, këngëtarja e shumë hiteve ka qenë në studio duke regjistruar muzikë dhe duke punuar për projekte të reja muzikore, ku ka në plan të bëjë edhe një turne në vitin 2024.