Ballina Kryesore Lajçak: Është e rëndësishme të ruhet kursi euroatlantik i Malit të Zi

Lajçak: Është e rëndësishme të ruhet kursi euroatlantik i Malit të Zi

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak është takuar në Nju Jork me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Lajçak tha se me Milatoviçin diskutoi situatën aktuale në Mal të Zi, shkruan Vijesti.

“Ne diskutuam rëndësinë e ruajtjes së kursit euroatlantik dhe urgjencën për të përdorur momentin aktual për integrimin e shpejtë të Malit të Zi në BE,” tha Lajçak.

Lajçak ka deklaruar se ka pasur një bisedë të gjatë dhe të sinqertë me Milatoviçin.