Së shpejti në US mund të jepet autorizimi për eksperimentimin e mitrës artificiale. Qëllimi i projektimit të saj është evitimi i vdekjeve apo problemeve që lidhen me lindjet e parakohshme, ato para javës së 28 të shtatzanisë. Teknologjia e krijuar në këtë fushë, është testuar prej vitesh tashme tek kafshët, dhe tashmë pritet përgjigjia e FDA, autoriteti i barnave në SHBA, për të lejuar fazën tjeter, atë të eksperimentimit tek njeriu.

Deri me sot, në te tilla raste, instrumenti që ndihmon bebet e lindura para kohe, është incubatori special në ventilim, që bën te mundur oksigjenimin e gjakut, i nevojshëm për zhvillimin korrekt të strukturave të brendshme komplekse, veçanërisht truri dhe mushkëritë, organet e fundit që maturohen.

Mitra artificiale inovative, është një lloj ene plastike, në brendësi të së cilës riprodhohen disa karakteristika të mitrës në gjendje të oskigjenojnë gjakun duke lidhur kirurgjikisht enët e kordonit të kërthizës me një pajisje të jashtme.

Nëse do të pranohet, do të shënoje një fazë revolucionare në mjekësi, por natyrisht nuk mungojnë skepticizmat nga ana etike.