Federata PanShqiptare “Vatra” nëAmerikë, dy nga emblemat e saj: KryetariElmi Berisha dhe dr. Pashko Camaj, dhuruan 1.000 USD për “Kuvendin e Madh të Ulqinit” të 29 prillit 2023

1.

Kuvendi i Madh i Ulqinit, Kuvend PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, me tematikë: “Për Zhvillimetdhe Integrimet PanShqiptare e NdërKufitare”, u mbajt nëqytetin e Ulqinit, me 29 prill 2023, me 300 të Ftuar Nderi ngaMali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës e Sanxhaku dhe nga Ballkani, Europa, Amerika, Australia, Azia.

Nderonin me praninë e tyre ministra, deputetë, ambasadorë, akademikë, biznesmenë, drejtues të shoqërisëcivile, gazetarë, etj dhe përshendeten Kuvendin personalitetetë larta nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Australia, Amerika, etj., u mbajtën disa kumtesa tematike, pati pesë këngë ngakëngëtarë të njohur, valltarë me xhubleta të Malësisë sëMadhe dhe valltarë me valle të Tropojës, etj., u ndanë çmimetë ndryshe, u shtrua një drekë për të pranishmit. u hap dhe njëfotoekspozitë me 22 stenda nga “Gazeta e Alpeve”.

Federata PanShqiptareVatra”, dy nga emblematkryesore të saj: Kryetari Elmi Berisha dhe dr. Pashko R. Camaj, dhuruan 1.000 USD përKuvendin e Madh tëUlqinittë 29 prillit 2023, çka kjo iu ba e ditur edheKuvendit duke iu shprehur te dy këtyre personaliteteveshqiptaro-amerikane mirënjohjen e të gjithë tëpranishmëve për kontributin e tyre.

2.

DR. EMRI BERISHA nga Rajoni i Pejës, me banim nëNju Jork të Amerikës, krye studimet në kolegj, universitete e ato pasuniversitare për menaxhim biznesi; President iKompanisë Berisha Brothers Management, inc” (themeluarmë1995) si dhe Drejtor ekzekutiv i Kompanisë AmerikaneFuture Fuels Europe LLC”;  autor i libritLidershipidhe idhjetra shkrimeve në mediat në dy anët e Atlantikut, kumtuesnë forume të ndryshme kombëtare, rajonale e ndërkombëtare;ishte përfaqësues politik i Presidentit të Republikës sëKosovës, dr. Ibrahim Rugova Shtetet e Bashkuara teAmerikës dhe pranë Zyrës së Senatorit Amerikan Bob Doll (Ambasador Nderi i Kosovës SHBA).

Dr. Emri Berisha është Kryetar në mandat të dytë iFederatës PanShqiptareVatranë Amerikë, i Cili e ka përshendet 23 Tetor 2021 edheTakimin e Shkodres”, organizuar nga “Gazeta e Alpeve” (media Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike) bashkëpunim me Bashkinëe Shkodres.

Dr. Elmi Berisha është Kryetar i Rrjetit Global tëBizneseve të Diasporës Shqiptare në SHBA.

Dr. Elmi Berisha është vlerësuar e nderuar me titullin“Doctor Honoris Kausa në UniversitetinLuarasinë Tiranë(6 tetor 2020) dhe është pedagog i jashtëm i këtij universitetitë mirënjohur edhe në botën akademike ndërkombëtar, si dheështë nderuar me MedaljenMirënjohja e Përvjetorit të Artënga Kolegji UniversitarQiriazinë Tiranë, etj.

3.

DR. PASHKO RR. CAMAJ është nga Tuzi (Malësi), ifisit Hoti, i derës së njohur të Rrok Pjetër Zeku i Camajve, prej kohësh me banim e veprimtarim në Amerikë; ka studiuarpër shkenca mjekësore Srednja Medicinska Skola nëPodgoricë (MZ), në  BS Environmental Health Sciences teYork College / CUNY (SHBA), për Master of Sciences teCUNY Hunter College (SHBA) dhe për doktoraturë nëColumbia University Mailman School of Public Health(SHBA).

Dr. Pashko Rr. Camaj është Doktor i Shkencave Shëndetit Publik dhe Drejtor i Shëndetit dhe Sigurisë përTransportin Publik Nju Jork Shteteve Bashkuara Amerikës.

Dr. Pashko Rr. Camaj është Shef i Kabinetit Federatës Pan-ShqiptareVatra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qënë dhe në detyrën e Nënkryetarit tëVatrësdhe nëfunksione, angazhime e misione kombëtare tëVatresndërvite, duke dhënë një kontribut të çmuar.

Dr. Pashko Rr. Camaj është Profesor i angazhuar në Universitetin Ëilliam Paterson të Nju Xhersit dhe në CUNY Lehman College në SHBA, ka mbajtur kumtime e ligjerata nëdisa universitete në Shqipëri e Kosovë dhe në forume tëndryshme shkencore, ka botuar me dhjetra artikuj të ndryshëm për shëndetin publik, duke dhënë ndihmë të çmuar në SHBA e në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi etj. veçanërisht në kohën e Pandemisë Kovidiane.

Dr. Pashko Rr. Camaj është dekoruar me Titullin e Lartë“Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta (Amerikë, 2022).

4.

Bordi Botues Ndërkombëtar i “Gazeta e Alpeve”, Redaksia e Rrjeti i Kordinatorëve të saj iu bëjnë ftesëpublike, të Ftuar Nderi për të dy personalitetet e Federatës PanShqiptareVatranë Amerikë, dr. Elmi Berisha dhe dr. Pashko Rr. Camaj, për të nderuar me praninë e tyre nëTakimi i Tretë i Tiranës” (Takimi iMadh i Tiranës) me 12 dhjetor 2023 në Tirana International Hotel & Conference Center në kryeqytetin e Shqipërisë, ku do të hapet edhe Ekspozita KombëtareKuvendime Shqiptare (me 101 stenda forex, 100cm x70cm) për Kuvendet e Takimet tona në Tiranë, Prishtinë, Ulqin, Pejë, Shkodër, Plavë-Guci, Gjakovë, Vermosh-Kelmend të Malësisë së Madhe, të cilët do të jenë edhe pjesë e kësaj Ekspozite Kombëtare në Tiranë. (G.A.)