Në fshatin Sao Lourenco do Bairro, Portugali, banorët u përballën me një pamje vërtet të paprecedentë pasi panë rrugët të shndërroheshin në lumenj verë.
Konkretisht, 2.2 milionë litra verë përmbytën fshatin kur dy depozita të mëdha vere u thyen në një distileri. Për t’ju dhënë një ide për madhësinë e verës që gjendet në rrugë, 2.2 milionë litra mund të mbushin një pishinë me përmasa olimpike. Pjesa më e madhe e verës u gjet në fusha, ndërsa disa arritën të derdheshin në rrugë.
Përveç kësaj, ekzistonte frika se mund të kontaminonte një lumë aty pranë, por autoritetet lokale thanë se arritën të parandalonin që kjo të ndodhte. Distileria, Levira, kërkoi falje për dëmin dhe tha se mori përgjegjësinë e plotë për aksidentin e pazakontë.
“Shkaktarët e ngjarjes janë duke u hetuar nga organet kompetente. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbuluar kostot që lidhen me pastrimin dhe riparimin e dëmeve, me ekipe të gatshme për të vepruar menjëherë. Ne jemi të përkushtuar që ta zgjidhim këtë situatë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha kompania.