Shqipëria luan sonte në mbrëmje në Pragë një nga sfidat më të rëndësishme të eleminatoreve të Kampionatit Europian .

Kuqezinjtë përballen në orën 20 e 45 me Cekinë në transferte, një kundërshtar që kryeson grupun tonë eleminator, me 7 pikë, një më shumë sesa përfaqësuesja jonë.

Silvynho ka pasur pak ditë në dispocion për të punuar me lojtarët, por ndonëse nuk ka dashur të zbulojë shumë gjëra për formacionin, me shumë mundësi do të vazhdojë ti besojë lojtarëve me të cilët kaloi me sukses dy ndeshjet e qershorit ndaj ishujve Faroe dhe Modalvisë. Pas Berishës, në mbrojtje janë të sigurtë Hysaj, Ismailin dhe Gjimshiti ndërsa Mitaj është I favorizuar ndaj Balliut.

Në mesfushë duken të sigurtë lojtarët e serie a, Ramadani, Asllani dhe Nedim Bajrami.

Në fazën sulmuese të sigurtë janë Cikalleshim në maje dhë Jasir Asani në krah. Ndërsa ë krahu tjetër Seferi duket më I favorizuar në raport me Uzunin. Ndeshja në Pragë do të gjykohet nga anglezi njohuir antony tejlor. Në stadiumin pritet të jenë një numër I konsiderueshëm tifozesh kuqezi.

Në duelin tjetër të grupit gjithashtu në program për tu luajtur mbremjem e sotme është sfida Poloni-Ishujt Faroe.