Të shtunën, më 2 shtator, numri i emigrantëve që kaluan Kanalin Anglez ishte më i larti për vitin 2023. Sipas “Home Office”, 872 migrantë mbërritën me 15 varka të vogla në MB në kushte të favorshme moti.
Numri i përgjithshëm i njerëzve të zbritur në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2023 tani është 21,032 me 436 varka të vogla sipas llogaritjeve të “BBC”. Shifra është më e vogël se ajo korresponduese në fund të gushtit 2022, kur 25,043 persona kishin ndërmarrë një udhëtim të rrezikshëm.
Hyrja e parregullt e emigrantëve në vend është një goditje për Rishi Sunak i cili është zotuar të ndalojë flukset si një prioritet kryesor i qeverisë së tij.
Kërkesat për azil nga migrantët që hyjnë në MB në këtë mënyrë do të bllokohen sipas legjislacionit të miratuar së fundmi nga Parlamenti.