Stuhia e nxehtësisë e emërtuar “Nero” është duke zbritur mbi çizmen italiane, me temperatura që rriten gati cdo ditë deri në 40 gradë Celsius, duke arritur kulmin ditën e hënë.
Vala e të nxehtit do të godasë Italinë për të paktën 5 ditë, duke zgjatur deri të enjten dhe temperaturat maksimale mund t’i kalojnë 40 gradë Celcius.
Mediat italiane duke cituar meteorologun Stefano Rossi, bëjn me dije se zona e Sardenjës dhe Toskana do të përjetojnë sërisht të nxehtin e muajit korrik, edhe pse jo në ato gradë.
“Të them të drejtën, ditët e fundit temperaturat kanë filluar të rriten me më shumë se disa gradë dhe është rikthyer edhe vapa. Megjithatë, të paktën tani për tani, i nxehti ka qenë i moderuar dhe në përgjithësi mjaft normal për këtë periudhë. Në ditët në vijim presioni i lartë subsaharian, apo anticikloni Nero, do të forcohet më tej, duke u nisur nga sektori më perëndimor mesdhetar i gatshëm të përshkojë edhe vendin tonë”, vëren meteorologu italian Stefano Rossi.
Shenja e parë dhe e qartë e përshkallëzimit të pritshëm të vapës do të ndihet nga sot, kur temperaturat maksimale do të fillojnë të arrijnë pragun 36/37°C në shumë zona të qendrës, Veriut dhe Sardenjës.
“Do të arrihen temperatura 38/39° në luginën e Po, e madje 40° në Sardenjë dhe në zonat më të brendshme të qendrës, veçanërisht në Toskana, ndërsa disa gradë më pak do jenë temperaturat në jug.