Nga Refik HASANI
Shërbimi Sekret Informativ i Serbisë, i quajtur BIA, me 7 gusht 2023, në vendkalimin kufitar Serbi-Kosovë, Muçibabë– në Preshevë, ndaloi dhe mbajti mbi 40 minuta, zonjën Ardita Sinanin, Nënkryetare e Partisë për Veprim Demokratik, ish-Kryetare e Komunës së Preshevës, dhe aktualisht është Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti.
Znj. Ardita Sinani, njiherit, është edhe Antare e Bordit Botues Ndërkombëtar të “Gazeta e Alpeve”- media PanShqiptare e NdërBallkanike(Shqipëri–Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut, Mërgata Shqiptare).
Ky është diskriminim i llojit të vetë, sepse duke vazhduar me avazim e vjetër si para viteve 1990-ta, pa kurrfarë shkasi dhe kështu instalojnë frikë, tmerr pasiguri dhe që ata shqiptarë që kanë mbetur të shpërngulen dhe të dëbohen nga trojet e tyre.
Kur i shtojmë edhe ndalesa të ndryshme të mërgimtarëve, marrja në biseda të aktivistëve dhe veprimtarëve të ndryshëm. Kjo është një vazhdim të ndalesave të bisedava të ish–luftëtarëve të UÇPMB-ës, të figurave politike, të krijohet pasiguri për popullatën e kësaj krahine, synim Serbia ka të nxisë tensione.
Kujtoj, po ashtu rastin ku në kufirin në mes të Kosovës e Serbisë, në Bërnjak, më datën 27 korrik të muajit të kaluar, Kryetarin e Shoqatës,”Kosova për Sanxhakun’’, profesorin Ismet Azizi, Shërbimi sekret informativ i Serbisë, i quajtur BIA, e mori në bisedë informative, duke e ndaluar për tre orë në kufi, dhe parashtrimi i pyetjeve rreth aktivitetet të tij për/dhe lidhur me Krahinën e Sanxhakut.
Ismet Azizi, njiherit, është dhe Drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Sanxhakun me rrethina.
Shërbimi i Serbisë, jo vetëm nënshtetasit e vetë indalon, por i ndalon edhe nënshtetasit e Republikës së Kosovës.