Ballina Kryesore Cilën seri të iPhone nuk do ta prodhojë më Apple?

Cilën seri të iPhone nuk do ta prodhojë më Apple?

Kompania Apple rifreskon iPhonein SE çdo dy vjet, dhe meqenëse u prezantua një e tillë vitin e kaluar, tjetri pritej në vitin 2024. Megjithatë, nuk do të ketë më, shkruan “Bloomberg”.

Analisti Ming-Chi Kuo pohon se Apple ka përfunduar me “eksperimentin iPhone SE” dhe se planet për prodhimin dhe shitjen e modelit të ri në vitin 2024 janë anuluar.

Ky vendim lidhet edhe me procesorin 5G të Appleit, për të cilin është spekuluar prej vitesh. Ky procesor supozohej të përdorej nga iPhone SE. Nëse gjërat do të shkonin keq, dëmi do të ishte i kufizuar sepse është modeli më i lirë, jo më i shtrenjtë. Nga ana tjetër, nëse plani do të ishte i suksesshëm, procesori kishte potencialin të ishte në serinë iPhone 16 më 2024.

Megjithatë, anulimi i iPhone SE 4 ngre pyetjen nëse performanca e procesorit të Appleit do të përputhet me atë të Qualcomm. Prandaj, shanset që një procesor Qualcomm të fuqizojë iPhone 16 janë rritur më shumë, gjë që është në kundërshtim me parashikimet se Qualcomm do të fillojë të humbasë porositë e lidhura me iPhone më 2024.

Me këtë zhvillim, Qualcomm do të vazhdojë të furnizojë Applein me procesorë të paktën deri në vitin 2025, që do të thotë vazhdim i dominimit të tij në tregun global për procesorë të destinuar për pajisjet mobile.

Arsyeja e anulimit të iPhone SE 4 thuhet se janë shitjet e dobëta të modeleve të mëparshme.