Nga Hyzri SALIHU – Ferizaj, Kosovë
Nëse duam të bëjmë Historinë e Re të Shqipërisëdhe të Kombit, të ngremë lartë frymën e patriotizmit, kundër praktikave të vjetra në çështjet e sigurisëkombëtare.
Ende në mbrojtjen e interesave kombëtarendihemi të mundur dhe të nëpërkëmbur nga historiajonë tragjike, por jo të pajtuar me humbjen.
Kjo na motivon të ringrihemi në këmbë dhe tëluftojmë për të drejtën kombëtare të mohuar.
Ta fillojmë ndryshimin nga vetëvetja. Është kohae patriotizmit për të ruajtur veten dhe jetën tonë.
Ndihemi të rrezikuar nga qëndrimi agresiv iSerbisë, e cila me stratagjemën e saj tenton të naimponojë një luftë dhe gjakderdhje në veri tëKosovës.
Të mos e nënvleftësojmë këtë situatë tërrezikshme për të siguruar integritetin territorial tështetit tonë.
Popullsia shqiptare e shpërndarë në disa shtetepo ndodhet nën presionin e asimilimit dhecpopullimit të heshtur me masa represive, të cilatbien në veshin e shurdhër të BE.
Toka dhe pasuritë kombëtare po nënçmohen. Atojanë bërë pre e grabitjes në të gjitha format.
Raportet midis forcimit të mbrojtjes dhepërgatitjes për luftë, ndryshimeve në psikologjinë e njerëzve tanë, po sjellin fenomenin e rrezikshëm tëpërcarjes.
Siguria publike mbetet e rrezikuar nga veprimtariakriminale e grupeve të nxitura dhe mbështeturavertikalisht nga Beogradi.
Situata që kemi sot brenda shtetit dhe rrotullkufijve të tij është e mjaftueshme për të kuptuar dhevlerësuar kërcënimet dhe rreziqet e një luftë të egërhibride që po na imponohet përpara syve tanë.
Po përballemi me rreziqe dhe kërcënime tëbrendshme, me akte kriminale terroriste, me trafiqedhe tregëti të pandershme, me pasoja të rrezikshmepër të cilat duhet të tërheqim vemendjen tonë dhe tëinstitucioneve shtetërore për rritjen e standardit tësigurisë.
Presioni i nacionalizmit agresiv të Serbisë ështëburim i kërcënimeve dhe rreziqeve, i cili rrezikonbashkëjetesën dhe sigurinë në vend dhe në rajon. Tashmë këmi një listë emrash të njerëzve publikë, tëcilët minojnë unitetin dhe janë vënë në shërbim tëpolitikave të Beogradit.
Po marrim goditje të njëpasnjëshme ndaj vleravetë identitetit historik, të cilat tentojnë të gërryejnëpavarësinë e fituar me gjak e sakrificë të madhe.
Mungesa e unitetit dhe konflikti i brendshëmpolitik po kthehet në rrezik madhor për sigurinëkombëtare.
Mungesa e zhvillimit ekonomik të qëndrueshem, po kthehet në rrezik për sigurinë kombëtare.
Dezinformacioni mediatik po godet unitetin dhepo nxit rikthimin e konflikteve të brendshme.
Veprimtaria e shërbimeve inteligjente të huajanxit urrejtjen, përcarjen, goditjet fetare përmesformave hibride shumë të rrezikshme ndaj sigurisëkombëtare.
Konformizmi i drejtësisë me pushtetin politik ka sjellë krizën e besimit, duke u kthyer në kërcënim përrendin kushtetues.
Korrupsioni dhe padrejtësia sjellin rreziqeve tëmëdha kundër sigurisë.
Mungesa e bashkëpunimit ndërkufitar me Republikën e Shqipërisë e ka kthyer vendin nëçerdhe për kriminelë dhe fshehje të individëveshqiptarë që kërkohen nga drejtësia.
Politikën e jashtme dhe diplomacinë tonë endenuk po dimë t’i kthejmë në burime të sigurisëkombëtare. Burimi kryesor i sigurisë janë shteti, bazajuridike dhe qytetari, uniteti politik që garantonrendin tonë kushtetues.
Çështjet kryesore shtrohen hapur dhe konkrete. Ato kanë të bëjnë me Tokën tonë, SigurinëNjerëzore, organizimin e Mbrojtjes dhe rritjen e Burimeve të Akumulimit.
Të hedhim sytë drejt bashkëpunimit të ngushtëme aleatët tanë strategjikë ushtarakë, me plane konkrete për rritjen e kapaciteteve tona ushtarake tëmbrojtjes.
Njerëzit, Toka, uji, pasuritë mbitokesore e nëntokësore dhe hapësira ajrore janë elementet jetiketë shenjta për sigurinë e kombit. Ato janë thesari ivazhdimësisë së jetës dhe kemi detyrimin t’i ruajmësi sytë e ballit.
Sekreti i kohës është nevoja e zhvillimitekonomik dhe sigurisë kombëtare për grumbullimine parave në rritjen e buxhetit shtetërore përpërballimin e krizave të sigurisë në rajon.
Ndihma reciproke Tiranë – Prishtinë dheanasjelltas është baze e suksesit tonë për të kapëcyersfidat e kohës. Politika këtë duhet ta bëjë pa i marrëleje askujt.
Ferizaj, 25.07.2023