Nga Rozeta HAJDARI,
Ministre e e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Kosovës *
Pas riverifikimit dhe pezullimit të çertifikatave tëbiznesit për Klan Kosova SH.P.K. dhe ARTMOTION SH.P.K., Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë( MINT) nuk është ndalur vetëm me këto dy raste.
Me 6 korrik 2023, MINT ka themeluar Komisionion përriverifikim të dosjeve në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), në veçanti të atyre me dokumentacione të dyshimta me emërtime antikushtetuese.
Përgjatë 10 ditëve gjatë këtij muaji korrik – 10.07.2023 deri më datë 19.07.2023, Komisioni ka riverifikuar 660 dosjetë bizneseve të regjistruara në ARBK. Fokus i riverifikimitkanë qënë dosjet që kryesisht kanë prezantuar dokumentinpersonal me rubrikën vendi/shteti i lindjes, apo vendbanimiaktual me emërtime kundërkushtetuese.
Si rezultat i riverifikimit të dosjeve, Komisioni ka konstatuar që, në 48 dosje të bizneseve të regjistruara nëARBK kemi emërtime kundërkushtetuese, ku në rubrikënvendi/shteti i lindjes apo vendbanimi aktual është shkruar: “Prishtinë–Kosovo Metohija, Serbia”, “Pejë–Republika e Serbisë“, “Gjilan–Serbia”, “Gjakovë–Republika e Serbisë” etj.
ARBK do të vazhdojë me zbatimin e ligjit edhe në këto48 raste tjera, në të njëjtën mënyrë të trajtimit sikurse për Klan Kosova sh.p.k. dhe ARTMOTION sh.p.k.
Pretendimet se MINT ka vepruar me qëllim që tëkufizojë lirinë e medias apo me prapavijë politike, janëtendencioze dhe plotësisht të pavërteta.
Si përherë, MINT është i përkushtuar ndaj zbatimit dherespektimit të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës sëKosovës, pa kompromis, pa përjashtim dhe pa diskriminim.
______________
P.S. Titulli në origjjinal: “Ligjshmëria në rregjistrimin e biznesit në Republikën e Kosovës”, ndërsa titulli i masipërmështë redaksional nga “Gazeta e Alpeve”. Ky publikim ështëmarrë nga faqja zyrtare e ministres Rozeta HAJDARI, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë sëRepublikës së Kosovës, publikue me 30 korrik 2023.