VIDEO/ Cardi B godet me mikrofon fansin

SHBANjë incident i shëmtuar është regjistruar në një koncert të Cardi B. Siç mund të shihet dhe nga pamjet të cilat u përhapen me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u bënë virale gjatë momentit që reperja ka qenë duke performuar një fans, që ndodhej në rreshtin e parë ka hedhur në drejtim të saj një pije të lëngshme, të cilën e kishte në një gotë kartoni  

Kjo e ka acaruar Cardi B-në, e cila i është kundërpërgjigjur menjëherë. Reperja hodhi drejt tij me forcë mikrofonin që mbante në dorë. Pastaj ndërhynë rojet e sigurisë. Kjo nuk është hera e parë që një artist sulmohet në skenë. Kujtojmë se pak javë më parë Bebe Rexha, artistja me origjinë shqiptare u godit me telefon në sy gjatë performancës duke marrë lëndime serioze./Limit.al