Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikonraportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëripër periudhën janar-qershor 2023.
Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara brutotë sigurimit për muajin janar-qershor 2023 kapënvlerën 11,042 milionë lekë, ndërsa numri i kontratavetë sigurimit të lidhura arriti në 638,072 me një rritjeprej 12.72% krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitimë parë.
Tregu vijon të jetë i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.80% të vëllimit të përgjithshëm tëprimeve, sigurimet e Jetës kanë 8.13% dhe risigurimi0.07 %.
Sa i përket kompanive që operojnë treg, SIGAL UNIQA Group Austria dhe SIGAL LIFE UNIQA Group Austria vijojnë të mbeten më të mëdhatë dhe mëtë besuarat te sigurimet e jo-jetës dhe jetës.
Ndarja e tregut
Në Sigurimet e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA ze mbi 28% të totalit, shifër konsekuente që prej themelimit tëkompanisë dhe me diferencë krahasuar me 7 kompanitë e tjera që operojnë në treg.
Ndërsa në Sigurimet e Jetës, diferenca me kompanitë e tjera është edhe më e madhe. SIGAL LIFE UNIQA kryeson tregun duke zënë 45% të tij, ose rreth 2-fishin e kompanisë që rënditet e dyta.
Dëmet e paguara
SIGAL UNIQA ka paguar gjatë 6-mujorit të parë 2023 mbi 714 milionë Lekë dëmshpërblime tek klientët e sajteksa 8 kompanitë në total kanë paguar 3 miliardë lekë.
SIGAL LIFE UNIQA ka paguar gjatë 6-mujorit të parë2023 mbi 84,2 milionë lekë me 4 kompanitë në total qëregjistrojnë 158,2 milionë lekë dëmshpërblime.
Sipas shifrave të AMF, nëse do të llogarisim totalin e tregut të sigurimeve në Shqipëri, Jo-Jetë dhe Jetë, kuoperojnë 12 kompani, SIGAL UNIQA Group Austria ze rreth 30% të tij.
PSE KY BESIM I PALËKUNDUR TEK KJO KOMPANI?
Shërbimi profesional ndaj klientëve, pagimi idrejtpërdrejtë i dëmeve dhe risitë që sjell vazhdimishtnë treg janë disa prej arsyeve pse SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.
Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, mbi 2,412 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë nëmbi 1,230 zyra në 3 shtete (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut) me standarte tërësisht europianeduke qenë pranë mbi 1,25 milionë klientëve atëherëkur ata kanë më shumë nevojë.
Ndaj, edhe sot, pas afro 25 vjetësh, kjo kompani mbetetadresa numër 1 për cilindo qytetar që do të sigurojëjetën, shëndetin, pronën, automjetin e çdo gjë tjetër me vlerë.
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë sëbashku
Web: www.sigal.com.al
E-mail: info@uniqa.al
WhatsApp: 068 606 2829