MAXHUN OSMANAJ
PO KU TË JU GJEJ, O HAMIT ALIAJ?
Është vapë korriku
Po stinët më ndërrohen shpesh
Etja s’më shuhet për do vargje epike
Ma kërkon shpirtin poetik
Të një miku
Sa herë më parë biente shi
Sytë shigjetonin në Tropojë
Ta kërkoja një lirikë, siç dije Ti
Tani shfletoj herë pas here
Ndonjë gazetë a revistë aty-këtu
Lexoj diçka, sytë, mendja ju kërkon
Po etja më mbetet uri
Pa ca vargje të reja, si lule
Që puthin qiellin poetik
Nga një Mjeshtër si Ju
Edhe në vargje tua liriko-epike
Me dilje herë Gjergj, herë Elez,
Herë Ali
Ta kam gjithmonë zili
Mjeshtër i rrallë n’poezi
Gurmë e pashlyer kohe, n’shqiptari ,
MIC SOKOLI
Gjoksi i kombit
S’kishte të ftohtë në atë verë
Gryka e topit
Zihej brenda nga gjaku që e kaplonte
E s’mund ta merrte në shenjestër
Asnjë Lis ballëhapur
Se s’vriteshin zemrat me top
Predha i mbetej në fyt
Nga ndryshku i kohës vit për vit
Legjenda e Motit 1878
Bleron në çdo djep
Ruhet një amanet
1998