Ballina Kryesore Çfarë ndodh me organizmin nëse pini ujë të ftohtë në këto ditë...

Çfarë ndodh me organizmin nëse pini ujë të ftohtë në këto ditë të nxehta

Sipas ekspertëve uji i ftohtë pas ekspozimit të gjatë në diell shkakton një shok të mirëfilltë në organizëm.

Sipas tyre, sistemi tretës është i pari i cili has vështirësi në përpunimin e ujit të ftohtë.Ky i fundit shkakton kontraktim të ezofagut dhe më pas dhimbje në kraharor e në stomak.

“Pirja e ujit të ftohtë pas ekspozimit në diell shkakton një shok të mirëfilltë” sipas mjekut amerikan Harry Emmerich.“Uji i ftohtë do të shkaktojë spazma, rënie të rrahjeve të zemrës dhe të temperaturës së gjakut,” shtoi ai.

Uji i ftohtë shkakton edhe probleme të tjera. Sipas një studimi thuhet se pirja e ujit të ftohtë gjatë një dite të nxehtë mund të nxisë migrenën.Për më tepër, nëse pini ujë të ftohtë gjatë ushqimit, ky i fundit do të kalojë ne ezofag me më shumë vështirësi.Uji i ftohtë shkakton probleme me  tretjen dhe nxit konstipacionin./Limit.al