Në vend që të vendoset shtatorja e heroit ton Kombëtarë Skënderbeut në qendër të Bujanocit, ku është  parashtruar edhe kërkesë me shkrim,Jo vetëm ende
-Që nuk është  ngritur shtatorja e heroit tonë Kombëtarë Skënderbeut në qendër të Bujanocit,por edhe
–Lapidari  kushtuar dëshmorëve të  Ushtrisë Çlirimtare   për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ishte vendosur para objektit të komunës së Preshevës është hequr dhunshëm, më 20 janar 2013, nga forca policore ende nuk është kthyer në vendin e vetë.
Mos lejimi i përdorimit të simboleve Kombëtare, është shkelje, cenim, mohim i të drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve në këtë Krahinë, përkundër që më datën 1 e 2 marsit të vitit 1992, është organizuar dhe mbajtur Referendumi.
Në këtë Krahinë ka ndodhur lufta e armatosur në mesë të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë.
E pa evitueshme pyetja, pse nuk lejohet vendosja e shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit,
Sepse mbi të gjitha,ky Rajon  nuk e ka zgjidhur çështjen e statusit politik të shqiptarëve të kësaj Krahine.
Këto tri komuna jan  më të pa zhvilluara   dhe më të diskriminuara në gjithë Evropën, prandaj vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare e jo vetëm.
Nëse vendimet e Kuvendit Komunal të Bujanocit,nuk marrin miratimin edhe të Ministrisë përkatëse të Republikës së Serbisë,atëherë kjo, mbetët që vullneti  i kësaj Komune të ankimohet edhe në  Gjykatën Kushtetuese, dhe instanca e mekanizma të BE-ë.
Refik HASANI ????
Autori është inciator-propozues, duke parashtruar edhe kërkesë me shkrim, më datën 15.10.2008,e cila ju është  dorëzuar organeve gjegjëse në Bujanoc për ngritjen e shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit.