Gjashtë ushqime që ju ndihmojnë të hiqni qafe nivelet e kolesterolit të keq

Kolesteroli është një substancë e yndyrshme e ngjashme me dyllin, e cila gjendet në gjak. Është shumë i dëmshëm për shëndetin, por ka një zgjidhje për largimin e tij. Ushqimet që do të paraqesim më poshtë do të ju ndihmojnë në largimin e kolesterolit nga turpi juaj.

Tërshëra

Le të fillojmë me vaktin e mëngjesit. Një tas me tërshërë në mëngjes është hapi i parë për të ulur kolesterolin tuaj. Shtoni një banane ose disa luleshtrydhe. Rekomandimet aktuale ushqimore kërkojnë konsumimin e 20 deri në 35 gram fibra në ditë, të paktën 5 deri në 10 prej të cilave duhet të jenë fibra të tretshme.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përmban katekina dhe polifenole, të cilat kanë treguar se përmirësojnë nivelet e kolesterolit. Këto komponime pengojnë përthithjen e kolesterolit në zorrët dhe ndihmojnë në eliminimin e tij nga trupi. Konsumimi i rregullt i çajit jeshil mund të rrisë kolesterolin HDL duke reduktuar kolesterolin LDL dhe trigliceridet. Zëvendësimi i pijeve me sheqer me çaj jeshil ose shijimi i një filxhani pas ngrënies mund të ndihmojë në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të kolesterolit.

Fruta të thata

Një grusht frutash të thata çdo ditë mund t’ju ndihmojë të mbani disa kushte shëndetësore larg. Bajamet, arrat, kikirikët dhe shumë të tjera janë ushqime të shëndetshme për zemrën, sipas studimeve. Një porcion ditor prej 56.6 gram arra mund të ulë LDL me rreth 5%. Lëndët ushqyese shtesë që gjenden te arrat ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës në mënyra të ndryshme./Limit.al