GREQI– Situatë alarmante nga zjarret në Greqi. Këtë të hënë raportohet se në Karystos situata paraqitet e rënduar pasi flakët kanë arritur në 20 metra. Kryebashkiaku i Karystos, Lefteris Raviolos, ka apeluar për rritjen e fluturimeve me mjete ajrore.
Lefteris Raviolos: Nuk ka rrugë tjetër për t’u përballur me zjarrin. Ne kemi nevojë për mjete ajrore. Flakët janë të mëdha. Ata nuk luftojnë me duart e tyre. Ishte një natë e vështirë.
Gjatë natës, forcat e zjarrfikësve janë përforcuar në zonat përkatëse për të parandaluar përhapjen e zjarrit. Flakët po përhapen me shpejtësi dhe nga era e fortë. Deri më tani tre fshatra janë evakuuar. Dhe në Korfuz mbetet situatë alarmante./Limit.al