Shkencëtarët që studiojnë sjellen e tyre shprehen se nuk është agresivitet
Ndërsa balenat vrasëse kanë përplasur vazhdimisht varkat në ujërat e Gadishullit Iberik, ekspertët që studiojnë sjelljen e tyre, shkencëtarët, kapitenët e anijeve dhe aventurierët e jetës së egër në rrjete sociale me humor tregojnë se balenat vrasëse po sulmojnë pronarët e pasur të jahteve.
Salish Sea dhe Puget Sound në Uashington janë shtëpia e të dy grupeve të balenave vrasëse bardh e zi, që është një rajon i famshëm për këto popullata. Jahti i ekipit JAJO të Ocean Race u sulmua muajin e kaluar në ngushticën e Gjibraltarit.
Videoja nënujore e xhiruar nga një anëtar i ekuipazhit shfaq balenat vrasëse duke notuar nën jahtin holandez, me shpejtësi drejt anijes duke u përplasur në to. Në një moment, njëra balenë ia mësyn e kafshon timonin.
Sipas ekspertëve, përplasja nëpër varka ndodh sepse gjitarët ka të ngjarë të tërhiqen nga dridhjet e anijve ose rrymat. Truri i balenave është i aftë për emocione shumë të komplikuara. Kurioziteti, kënaqësia, dëshira për të luajtur, bëjnë pjesë në spektrin e ndjenjave që ato kanë po ashtu si frustrimi, frika ose inati. Kjo e fundit shihet sidomos tek balenat e kapura që mbahen të izoluara. Megjithëse deri tani nuk janë dokumentuar sulme vdekjeprurëse të balenave vrasëse që jetojnë të lira.
“Unë mendoj se balenat vrasëse janë interesante për njerëzit. Ato janë kafshë të orientuara nga familja, të lidhura me shoqërinë. Ka diçka intriguese në mënyrën se si duken, e dini, ato janë kafshë shumë të habitshme. Por unë besoj se është sjellja e tyre që ne shohim që na tërheq vëmendjen. Ju e dini se janë kafshë tepër sociale, janë kafshë kurioze, janë lozonjare. Dhe unë mendoj se kjo është ajo që ata po bëjnë. Për çfarëdo arsye, ndoshta për shkak të rrymave ndodh edhe përplasja. Fatkeqësisht, ka të ngjarë të shkaktojnë pasoja edhe të rënda. Truri i njerëzve çmendet dhe me të drejtë por nuk mendoj se balenat po sulmojnë qëllimisht barkat pasi ato sigurisht nuk janë shumë të interesuara për të sulmuar njerëzit.”
Lozonjare apo jo, dëmtimi i varkave është real. Në disa raste këto balena kryesisht në brigjet spanjolle dhe portugeze, këtë vit shkaktuan dëme të konsiderueshme pasi një varke me një grup turistësh i theu timonin duke bërë që ekuipazhi të kërkonte ndihmë.
“Mendoj se është vërtet argëtuese, e gjithë kultura e internetit rreth këtyre ndërveprimeve të balenave vrasëse në Gadishullin Iberik. Është me të vërtetë argëtuese të flasësh dhe memet janë qesharake, shakatë rreth balenave që fundosin varkat e të pasurve, më duket qesharake dhe jam e gjitha për këtë. Por mendoj se është e rëndësishme që ne të mendojmë për ato.”
Natyralistja Olivia Hafey i edukon turistët që nisin udhëtimin nga ishulli San Juan i Uashingtonit sesi të sillen me balenat.
“Mendoj se shpesh keqinterpretohet si një sjellje agresive, sepse ne kemi parë lajme në media që vijnë nga këto kontradikta, por nuk është domosdoshmërisht një sjellje agresive. Kur varkat ndalojnë ato e humbasin interesin që të dëmtojnë njerëzit.”
Për Deborah Giles, ka një tjetër teori për sjelljen e balenave vrasëse që sipa tij është modë e tyre. Sipas tij, sjelljet e tyre ndryshojnë në varësi të asaj me të cilën përballen në oqeane.
“Mendoj se kjo histori ka tërhequr vërtet vëmendjen e botës. Ka studiues në atë zonë që kanë studiuar sjelljet e tyre, vërtet unike. Kështu që unë mendoj se ka pak kuriozitet edhe nga ana jonë. Më pëlqen që balenat të mbajnë sekretet e tyre, sa i përket ndërveprimit me njerëzit në ujë.”
Tufat e balenave vrasëse kanë sulmuar varkat në ngushticën e Gjibraltarit për muaj të tërë, me më shumë se 20 incidente vetëm në maj. Muajin e kaluar, jahti Alboran Champagne u sulmua nga trebalena vrasëse të cilat çanë anijen. Varka u përmbyt dhe ekuipazhi u detyrua të braktisë anijen. Balenat vrasëse mund të notojnë deri në 56 kilometra në orë, sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës, dhe mund të peshojnë deri në 11 tonë.