Arti mural ose arti i rrugës është sot më popullor dhe më i përhapur se kurrë më parë. Për këdo që dyshon për këtë, mjafton të shikojë artistin Banksy.

Nga muralet e mëdha tek artistët e grafitit nëntokësor, ka një vlerësim në rritje për artistët e arteve murale në qytete në mbarë botën.

Kur bëhet fjalë për destinacionin me artin më të mirë të rrugës, çdo qytet ka stilet dhe hijeshitë e veta – por disa janë më të mirë se të tjerët.

Shoreditch, Londër

Për të gjetur destinacionet më të mira në Europë për artin mural, kompania Radical Storage ka kërkuar kudo, nga vendndodhjet e Google Maps dhe bloget e udhëtimit, e deri te të dhënat e komunitetit në internet Street Art Cities.

Studimi mori gjithashtu në konsideratë se sa u vlerësuan veprat e artit, si dhe sa herë janë postuar në mediat sociale.

Mitte, Berlin

Në krye të renditjes është Londra, e cila kishte numrin më të madh të veprave të artit mural të regjistruar (235 copë) dhe një vlerësim të lartë (4.6 nga 5).

Lavapiés, Madrid

Më pas renditej Parisi, i cili kishte rritjen më të madhe në sasinë e artit nga çdo qytet në listë, i ndjekur nga zona e nxehtë e artit rrugor për një kohë të gjatë, në Berlin.

Jordaan, Amsterdam

Këtu janë pesë qytetet më të vlerësuara në Europë për artin mural, sipas “Radical Storage”.

  1. Londër, Mretëri e Bashkuar
  2. Paris, Francë
  3. Berlin, Gjermani
  4. Lisbonë, Portugali
  5. Romë, Itali

Studimi nxori në pah gjithashtu lagjet më të mëdha të Europës për artin e rrugës. Londra kryesoi atë sondazh me Shoreditch, arti mural i të cilit ishte shumë i vlerësuar dhe i postuar në mediat sociale.

I dyti ishte lagjja Mitte e Berlinit dhe i treti ishte distrikti historik Lavapiés i Madridit.

Më poshtë janë dhjetë lagjet më të mira të “Radical Storage” në Europë për artin e rrugës:

  1. Shoreditch, Londër (Mbretëri e Bashkuar)
  2. Mitte, Berlin (Gjermani)
  3. Lavapiés, Madrid (Spanjë)
  4. Pigneto, Romë (Itali)
  5. Montmartre, Paris (Francë)
  6. Jordaan, Amsterdam (Holandë)
  7. Arnulfpark, Mynih (Gjermani)
  8. Valby, Kopenhagë (Danimarkë)
  9. Campo de Ourique, Lisbonë (Portugali)
  10. El Raval, Barcelona (Spanjë)