Nga puna e gjatë tek ekrani i TV, katër zakonet më shkatërruese për trurin tuaj

Zakonet tuaja të përditshme ndikojnë në shëndetin e trurit tuaj. Kjo është diçka që me siguri e dini, por ndoshta nuk keni menduar kurrë se cilat prej tyre rrezikojnë funksionet e trurit tuaj.

Sipas profesorit të neurologjisë Dr. Rudolph E. Tanzi , 4 zakonet e mëposhtme mund të shkaktojnë dëme në aftësitë tuaja njohëse dhe megjithëse i konsideroni ato “normale” në jetën e përditshme, ato në fakt mund të shkaktojnë probleme me kujtesën tuaj, (dhe jo vetëm). Pra, disa nga zakonet më shkatërruese për trurin tuaj janë:

Puna 8-orëshe

Ka shumë mundësi që puna juaj t’i kalojë 8 orë, por siç paralajmëron Dr. Tanzi, presioni që i bëni vetes gjatë gjithë atyre orëve çdo ditë nuk do të “vrasë” vetëm produktivitetin, por edhe qelizat e trurit. Ne nuk jemi të programuar nga natyra që të kalojmë kaq shumë kohë në punë, sipas ekspertit. Puna ka të bëjë me marrjen e një qëllimi në jetën tuaj dhe mbajtjen e mendjes tuaj të mprehtë. Takimet e vazhdueshme dhe puna jashtë orarit mund të shkaktojnë djegie, prandaj sigurohuni që të vendosni një frenë në përditshmërinë tuaj të çmendur.

Ekspozimi i tepërt para ekranit

Nëse 1/3 e ditës uleni dhe punoni para një ekrani dhe më pas për t’u çlodhur, për të parë televizor ose për t’u ulur sërish para kompjuterit, atëherë ekspertët kanë një lajm të pakëndshëm për ju. Ekspozimi i zgjatur ndaj ekraneve jo vetëm që shkatërron aftësitë e trurit tuaj, por edhe cilësinë e gjumit tuaj./Limit.al