Mariglen Hazizaj, ylli i muzikës popullore jugore i kthyer në sensacionin e kësaj vere

Një yll në ngritje, Mariglen Hazizaj, ka nisur karrierën bujshëm duke bërë kështu që të gjitha projektet e tij të bëjnë zhurmë në opinion. I ftuar në “E diell”, ai ka folur më tepër rreth jetës dhe karrierës së tij, ashtu sikurse rrallë herë jeni mësuar ta shikoni.

I pyetur se si e ka zbuluar talentin për muzikë dhe nga e ka trashëguar, Marigleni është shprehur: “Kur shkonim nëpër dasma,kam marrë mikrofonin dhe këndoja. Që aty më ka hyrë shumë në qejf, dhe gjatë gjithë kohës kam pasur qëllim që o do bëhem këngëtar o ska!”

Dhe në të vërtetë Marigleni ja ka arritur qëllimit! Zëri i tij, shquhet si një ndër zërat më të mirë të muzikës popullore jugore, një person me aftësi të larta ndërpersonale, energjik, shumë komunikues, ka një shpirt krijues, dhe mbi të gjitha është një artist i lindur.

Kënga “Vajzë Fierake”, për tekstin e së cilës është kujdesur dhe vetë artisti, është një ndër projektet më të kërkuara në dasma apo maratona, e cila ka një ritëm dhe të jep një adrenalinë me ta dëgjuar, ku suksesin e ka patur që në fillimet e saj të garantuar!

Marigleni njihet për projekte të panumërta, të cilat kanë shënuar sukses dhe që ju shoqërojnë gjatë gjithë kohës në makinën tuaj dhe jo vetëm, ku e njëjta gjë sigurisht pritet të ndodhë dhe me projektin e tij më të ri të cilin tanimë e gjeni të lancuar në kanalin zyrtar të ‘Youtube’, i cili shënon plot 1.5 milion klikime në vetëm pak ditë të kaluara nga publikimi i tij./Limit.al