Njihuni me vjehrrën e Luiz Ejllit

Luiz Ejlli, është fituesi i BBVIP Albania, dhe një ndër figurat më të komentura të showbizit shqiptar i cili ka marrë zemrën e shmë njerëzve. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBVIP, ai krijoi një lidhje dashurie me moderatoren Kiara Tito, ku kjo lidhje vazhdon të jetë e shëndetshme deri në këto momente.

 

Luizi ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjarët e bashkëshortes së tij, në veçanti me babain dhe vëllain e Kiara Titos, e cila tanimë mban mbiemrin Kiara Ejlli, që nga kurorëzimi me martesë i tyre në tarracën e prefekturës së Tiranës më 6 maj, natën finale të Big Brother VIP Albania.

Ajo çfarë gjithmonë e ka bërë kurioz publikun, dhe ka ngritur dyshime, ka qenë nëna e Kiarës, e cila nuk ishte shfaqur kurrë në rrjete sociale, sakaq thuhej se nuk e kishte qejf as Kiarën dhe as dhëndrin e saj. Megjithatë fytyra e saj nuk është më e fshehtë pasi Kiara ka postuar një foto me nënën e saj, të cilat duken shumë të lumtura pranë njëra-tjetrës./Limit.al