Jo protesta, por zhvillimi të vendit

 

Nga Arben KURTESHI – Kosovë

Si e arritëm gati të pamudurën lirin dhe nuk po mund ta arrimë të mundurën zhvillim e vendit.

Ne jemi ndër popujt më të rrallë në botë që kemi dëshmuar se gati gjithçka është e arritshme, dëshmia jonë është arritja e lirisë!

Mendjendriturit tanë, në kokat e tyre  ndryshuan kushtet e rrethanat atëkohë, dhe aty pikturuan lirinë e inkurajuan një popull të tërë drejt arritjes.

Në momentin kur mendjendriturit pikturuan lirin në kokat e tyre dhe ikurajuan  popullin për liri; gjithçka çdo veprim, gabim, përvojë e sukses u përdor si shteg drejt arritjes. Liria u arrit sepse ideali dhe vizioni mendjeve tona ishte drejtëpërdrejt i lidhur me cakun pra me lirinë.

Edhe pse kushtet dhe rrethanat e asajë kohe nuk lejonin arritjen, ne ndryshuam kushtet dhe rrethanat në mendjet tona, pikturuam dhe arritëm lirin duke përdorur gjithçka si shteg drejt arritjes, pra ne jemi krijuesit dhe autorët e këtij kapitulli të përfunduar.

Por, pse nuk po mund të arrihet zhvillimi ekonomik i vendit ku qëndron defekti ynë ?

Aty ku është potenciali ynë i madhë është edhe defekti ynë; pra mu tek ideali dhe vizioni ynë!

Fatëkeqësisht caku i idealit të zemrave dhe vizionit të mendjes që nga pas lufta e deri sot është pushteti!

Kur pushteti është cak i idealit të zemrës dhe vizionit të mendjes atëherë zhvillimi mbetet sekondarë dhe i lënë pas dore; dhe pushteti ishte dhe mbeti primar.

Vendi është zhvilluar pikërisht aq sa mund të zhvillohet një vend i lënë pas dore. Edhe pse ne kemi shumë shembuj nga shtetet tjera që u zhvilluan brenda dy dekadave.

Për shembull Gjermania e cila ishte shumë e shkatërruar e bërë rrafsh me tokë pas luftës së dytë botërore arriti të zhvillohet dhe të bëhet lokomotivë ekonomike e Evropës. Gjermanisë, vetëm dy dekada pas luftës nuk i mjaftoj fuqia e vetë punëtore dhe kërkoj punëtorë jash shtetit , sikur që kërkuan edhe në Kosovë në vitin 1965; pra vetëm dy dekada pas përfundimit të luftës së dytë botërore.

Para fillimit të mrekullisë ekonomike Irlandës i ikën gjysma e popullsisë gjithësej katër milion në Amerik!

Irlanda, që brenda një gjenerate prej shtetit më të varfër në evropën perendimore arriti të bëhet gati shteti më i pasurë në Evropë duke e rritur cilësin në arsim .

Japonia dhe Korea e Jugugut poashtu janë zhvilluar edhe më shpejt se dy dekada; gjithëashtu shteti afrikan Botswana, ka BPV më të lart se vendi ynë!

Shteti juridikisht i panjohur nga UE dhe SHBA-ja, që nuk ka ulëse në OKB, pra pothuaj se juridikisht shtet  „joekzistent“ dhe prap një ndër shtetet  më të zhvilluara në botë, që e njohën deri sot vetëm  17 shtete nga afër 200 është Tajvani që ka një Bruto Produk Vendor për kokë banori 25‘000$!

Pra, argumentet se nuk na njohu ky apo ai shtet, nuk jemi anëtarë të kësaj apo asajë organizate janë vetëm viktimizim dhe asgjë tjetër për moszhvillimin e vendit në nivel evropian e përtej në dy dekadat e fundit!

Zhvillimi ekonomik fillon në kokë, dhe madhësia e zhvillimit ekonomik varet masat e marra dhe nga veprimet për  zhvillim.

Vetëm nëse ulen barrierat ligjore për investime. Të krijohen kushtet ligjore dhe siguria ligjore për investitorë, dhe ato kushte e ligje të përpilohen zbashku me investitorët në përputhshmëri me ligjet e Kosovoës e ato ndërkobëtare.

Krijimi i kushteve të sigurisë sociale si sigurime të qëndruesh shëndetësore dhe të sigurimit të papunësisë nuk do të këtë investive dhe çka është edhe më e rëndësishme nuk mund ti kthehet shpresa rinësë për të ndërtuar ardhmërin në vend.

Kapitali është si uji aty ku barrierat janë më të ulta rrjedhë më shpejt dhe  më lehtë.

Vetëm atëherë kur vizioni i mendjes dhe ideali i zemrës lidhet drejtpërdrejt me arritjen ekonomike mund të zhvillohet vendi, përndryshe zhvillimi do të mbetet sekondarë dhe vendi do të zhvillohet me atë shpejtësi si në dy dekadat e fundit.

Fakt është se diaspora jonë dërgon miliarda drejt atdheut, dhe ata miliarda qëndrojnë vetëm aq ditë në vendin tonë sa qëndron diaspora vetë!

Ditën e kthimit të diasporës drejt vendeve ku jeton, shumica e remitencave vetëm se e kanë kaluar kufirin e vendit tonë dhe janë grubulluar edhe kanë mbushur xhepat e shteteve industriale e sidomos xhepin ish sunduesit dhe fqiut tonë të sotëm verior prej nga importohen shumica e produktet që ne i konsumojmë në Kosovë!

Deficiti tregtarë import- eksport e vendit tregon sesa i është kushtuar vëmendje dhe me çfarë prioriteti është trajtuar krijimi i kushteve ligjore, infrastrukturore për investorët potencial në dy dekadat e fundit!

Asnjë investitor potencial nuk e merr hartën botërore para vete ta kërkojë se ku gjindet Kosova dhe të vjen e të investoj aty!

Vetëm nëse me pro-aktivitet përpilohen kushtet e nevojshme ligjore për investitorët potencial dhe bashkarisht me investorët potencial në përputhshmëri me ligjet e Kosovoës e ato ndërkobëtare; pra krijimin e një „Shtrati ligjorë“ me barriera më të ulta se vendet tjera; lumi investues mund të rrjedhë drejt vendit tonë më lehtë e më shpejt; dhe mund të krijohen gjithë ato vende pune që rinia jonë po i kërkon jasht vendit!

Kapitali investues i cili po lundron rrethë e rrethë globin tonë, gjithherë po merr atë kahje dhe drejtim më lehtë e më shpejt drejt atyre shteteve ku barrierat ligjore janë më të ulta.

Krijimi i kushteve të nevojshme ligjore dhe infrastrukturore për investitorët potencial, mund të sjellë investime të mëdha në vendin tonë, dhe mund ta kthen shpresën e rinisë për të punuar dhe zhvilluar vendin.

Vetëm atëherë kur arritja ekonomike është primare dhe vizion  mendjes e ideal i zemrës, mund të zhvillohet shteti ynë, përndryshe zhvillimi do të mbetet sekondarë dhe vendi do të zhvillohet me atë vrull dhe shpejtësi si në dy dekadat e fundit.

Edhe zhvillimi ekonomik fillon në kokë.

Kush do të arrinë pak, duhet pak të sakrifikojë.

Kush do të arrinë shumë, duhet shumë të sakrifikojë.

Madhësia e suksesit varet nga madhësia idealit të zemës dhe vizionit të mendjes e veprimeve pasuese për arritjen e synimit!

Në përmbledhjen e shkurtër mund të themi, se ne duhet të krijojmë lidhje të drejtpërdrejt të idealit të zemrës dhe vizionit të mendjes me cakun pra arritjen, dhe zhvillimi të jetë primar.

Pro-aktiviteti ynë, ti kontaktojmë investitorët me potencial dhe të ju përmbushim nevojat e kërkesat për investim, dhe krijimin e shtratit ligjorë dhe infrastrukturë me barriera më të ulta se tjerët.

Jo të kërkojmë arsyet për mos zhvillim, por të fokusohemi në kërkim se mund ta zhvillojmë vendin.