Ditëve të fundit, temperaturat në Kinë dhe pjesë të tjera të Azisë kanë thyer të gjitha rekordet, raporton “Reuters”.

Një termometër gjigant në një provincë kineze mati temperaturën e tokës prej 80 gradë Celsius.

Turistët kureshtarë të pajisur me kapele dhe çadra, u përballën me temperaturat e larta për të shkrepur një fotografi pranë termometrit gjigant.

Ata ia mësynë maleve piktoreske Flaming, për të përjetuar temperatura të larta në mes të valëve ndëshkuese të të nxehtit që kanë ‘djegur’ pjesën më të madhe të hemisferës veriore.

Turistët mblidheshin dhe bënin selfie pranë termometrit 12 metra i gjatë, që shfaqte një temperaturë të sipërfaqes në kohë reale prej 80 Celsius (176 Fahrenheit).

Pekini shënoi ditën e 27-të me temperatura mbi 35 gradë, duke vendosur kështu një nga rekordet më të mëdha për numrin e ditëve me vapë intensive.