IRAK– Protesta të dhunshme në Irak. Disa protestues duke mbajtur pankarta, që tregonin fytyrën e klerikut shiit irakian me ndikimdhe udhëheqësit politik Muqtada al-Sadr sulmuan ambasadën suedeze në Bagdad.
Ministria e Jashtme suedeze tha në një deklaratë se “personeli i ambasadës ndodhet në një vend të sigurt”, por pa dhënë detaje të tjera. Ministria e Jashtme e Irakut lëshoi një deklaratë duke dënuar sulmin, raporton VOA.
Agjencia suedeze e lajmeve TT njoftoi se policia suedeze kishte pranuar një kërkesë për një demonstratë përballë ambasadës së Irakut në Stokholm e cila pritet të mbahet sot.
Po sipas agjencisë, në kërkesë thuhej se dy demonstrues planifikonin të digjnin librin e shenjtë të myslimanëve dhe flamurin e Irakut./Limit.al