Greqia vijon ‘luftën’ me flakët!

GREQIAthina dhe zonat përreth saj vijojnë të jenë në “pushtetin” e zjarrëve që kanë përfshirë kryeqytetin grek prej ditësh. Raportohet se për t’u ardhur në ndihmë ekipeve zjarrifikëse të Greqiusë 220 zjarrfikës nga vende të tjera të BE-së janë nisur drejt Greqisë. Pesë avionë zjarrfikës dhe tetë helikopterë zjarrfikës janë duke operuar në përdorim në rajon që nga mëngjesi. Erërat e forta i vështirësojnë operacionet. 

Në ishullin grek të Rodosit, u evakuuan për shkak të një zjarri të madh tre fshatra dhe një hotel. Sipas zjarrfikësve bëhet fjalë për fshatrat Eleousa, Salakou dhe Dimilia, që gjenden në qendër të ishullit, ku prej ditësh po digjet një pyll i madh. Komanda e zjarrfikëseve raportoi për 47 zjarre që kanë shpërthyer në 24 orët e fundit. Gjithësesi shumica e tyre u shuan shpejt dhe lehtë. 

Meteorologu grek Theodoros Giannaros nga Observatori Kombëtar i Athinës paralajmëroi se situata në Greqi mund të përkeqësohet prej vapës, thatësirës dhe zjarreve. Ai tha se po i kujtohen kushtet klimatike të vitit 2021, kur në Greqi u dogjën dhjetëra-mijëra hektarë pyje dhe bimësi, tha Giannaros duke shtuar : “Më e keqja nuk ka ardhur ende”. Nga e enjtja do të ketë një tjetër valë të nxehti që do të arrijë kulmin në fundjavë duke shkaktuar vende-vende temperatura deri në 44 gradë./Limit.al