Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën! Temperaturat pritet të arrijnë deri në 46 °C!

ITALIEuropa Jugore vijon të jetë e ‘’mbërthyer’’ nga vala e të nxehtit afrikan me temperatura ekstreme që kanë “paralizuar” dhe jetën në disa qytete italiane, spanjolle dhe greke. Ndërkohë temperatura maskimale pritet të arrihet këtë të martë në ishullin e Sardenjas ku termometri do të shjënojë plot 46 gradë celsius.  

Po ashtu dhe Evropa qendrore, një pjesë e jugperëndimit të SHBA, Kina dhe Japonia po përballen me të nxehtin ekstrem, ku janë shënuar temperatura rekord dhe që priten të jene edhe më të larta në ditët në vijim. 

Sa i përket Amerikës së Veriut, një valë e nxehtë jashtëzakonisht e rrezikshme do të vazhdojë në jugperëndim edhe gjatë javës së ardhshme. Ngrohje kërcënuese pritet në të gjithë jugperëndimin deri më 28 korrik, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit. Ndërsa situata në Kinë parashikohen temperatura më të ulëta, ku reshjet e shiut mund të sigurojnë një pushim nga i nxehti. 

Në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, turistët u mblodhën për të përjetuar nxehtësinë e fortë. Ata bënë fotografi përpara një ekrani dixhital që tregon rritjen e temperaturës, që shënonte 53.9 të dielën. Lugina e Vdekjes është vendi i temperaturës më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Tokë. Ajo arriti rekordin më të lartë në 56.7C në vitin 1913. 

Temperaturat pritet të arrijnë deri në 46 gradë Celsius, ndërsa valët e të nxehtit në Evropë vazhdojnë duke shkaktuar zjarre dhe kufizime për shkak të masave të marra për të mbrojtur individët nga temperaturat ekstreme. Vala e të nxehtit po vazhdon në Evropën jugore, ndërsa temperaturat në Mesdheun qendror pritet të arrijnë kulmin sot./Limit.al