Përbërësit:

Për Kremin e Limonit:

  • 3 vezë
  • ¾ filxhan me lëng limoni
  • ¼ filxhan ëmbëlsues (shurup agave, mjaltë, sheqer ose shurup panje)
  • 3 lugë gjelle vaj kokosi
  • Lëkura e një limoni

Për Krepat:

  • 1 filxhan miell
  • Një majë luge çaji kripë
  • ¾ filxhan qumësht i skremuar
  • ½ filxhan ujë
  • 2 vezë
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 1 ½ lugë gjelle fara lulëkuqesh
  • 1 lugë gjelle lëkurë limoni
  • 1 ¼ filxhan gjizë pa kripë

Përgatitja:

Hapi 1

Në një tas të vogël zjarrdurues, përzieni vezët, lëngun e limonit dhe ëmbëlsuesin. Ndërkohë vendosni një tenxhere me ujë të ziejë. Kur uji të fillojë të vlojë vendoseni tasin zjarrdurues sipër dhe përziejini për rreth 8 minuta, derisa masa të trashet. Kremi është trashur mjaftueshëm nëse arrin të veshi sipërfaqen e lugës.

Hiqeni tasin nga zjarri dhe shtoni me ngadalë vajin e kokosit. Kalojeni kremin në një kullesë për të hequr pjesët e mpiksura dhe hidheni kremin në një tas tjetër.

Shtoni lëkurën e limonit, përziejeni mirë dhe vendosini një letër kuzhine plastike në sipërfaqe. E lini të pushojë në frigorifer për të paktën 1 orë.

Hapi 2

Në një mikser shtoni miellin, kripën, qumështin, ujin, vezët dhe një lugë gjalpë. Ndizeni mikserin për 10 sekonda derisa brumi të njëtrajtësohet. Hidheni brumin në një enë dhe shtoni farat e lulëkuqes, lëkurën e limonit, përziejini dhe futeni masën në frigorifer për të paktën 20 minuta.

Hapi 3

Parangrohni sobën dhe tiganin e sheshtë që do përdorni. Lyeni sipërfaqen e tiganit me pak gjalpë dhe filloni të hidhni brumin duke e shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme. Gatuajini krepat nga secila anë për 30 sekonda deri në 1 minut.

Hapi 4

Parangrohni furrën në 180 °C dhe bëni gati një tavë të shtruar me letër kuzhine. Tek çdo krep shtoni 2 lugë gjelle gjizë pa kripë dhe palosini në trekëndësha të vegjël. Vendosini ato në tavë dhe futini të piqen përreth 4 minuta, sapo gjiza dhe krepat të jenë ngrohur.

Hapi 5

Transferojini në pjata për servirje dhe shtoni mbi secilën kremin e freskët të limonit. Spërkatni sipër tyre pak lëkurë limoni dhe shijojini menjëherë.