GREQI– Athina vijon prej dy ditësh tashmë të jetë në “luftë” me zjarret që kanë përfshirë vendin pas valës së të nxehtit që detyroi autoritetet që të mbyllin dhe atraksionin turistik ikonik të kryeqytetit grek Akropolin.
Deri më tani janë raportuar disa banesa të djegura dhe dhjetëra persona të dërguar në spital të cilët kanë probleme me frymëmarrjen. Një zjarr i madh është aktivizuar në zonën e Kouvara Attica, ku më shumë se një mijë fëmijë janë evakuuar nga një kamp veror.
Ndërkohë një burrë është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ndezi një tjetër flakë në Kouvaras, në jug-lindje të kryeqytetit. Qindra njerëzve u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre në zonën e gjerë, të ndihmuar nga ekipet e shërbimit të urgjencës. Gjithashtu u desh të evakuoheshin disa kafshë, duke përfshirë një numër kuajsh që ishin në stalla që morën flakë.
Zjarret u ndezën nga erërat e forta, me qindra zjarrfikës që luftuan për të frenuar përhapjen e flakëve. Zjarret kanë prekur transportin në disa zona, me policinë e detyruar të mbyllë pjesë të autostradës kombëtare Athinë-Korinth. Disa shërbime të trenave gjithashtu janë ndërprerë./Limit.al