Shkruan: Ramiz Tafilaj, drejtor i Shtëpisë Botuese
“Jalifat Publishing” në Houston-Texas
Me kujdes të veçantë kami lexuar dhe analizuar librin “Lufta e ndyrë e shërbimit sekret“ të autorit Bajram Mehmeti. Duke parë vlerën e librit, Jalifat Publishing vendosi që t‘a përkthej dhe ta botoj edhe në gjuhën angleze (“The Dirty War of the Yugoslav Secret Service”), si dhe të bëj një vështrim për vlerën përmbajtjesore të këtij libri. Përkthimin e bëjme qësadopak të punojmë në sensibilizimin ndërkombëtar tëdhunës, shpifjes dhe gjykimeve të shqiptarëve, qofshin edhe me uniformën ushtarake. Në këtë mënyrë, kylibër do t’i shtohet serisë së librave, të përkthyer në anglisht nga Jalifat Publishing dhe që do t’u ofrohetlexuesve anglezë si një dëshmi e mbijetesës sëqëndrueshme dhe të guximshme shqiptare.
Lufta e ndyrë e shërbimit sekret” të autorit, Bajram Mehmeti, pasqyron vuajtjet e shqiptarëve në vitet e ’80-ta, duke i akuzuar për “bashkim për veprimtari armiqësore”, “propagandë armiqësore”, “nacionalizëm dhe irredentizëm”, e që sipas KODIT të RSFJ-së, ishin “vepra penale”. Pra, pasqyron vuajtjet e popullit tim që vazhdimisht e kundërshtonte dhunën, e donte lirinë dhe pavarësinë, e donte bashkimin me botën demokratike.
Autori i këtij libri, duke qenë viktimë e këtyre proceseve të montuara politike, ka treguar për vuajtjet e familjeve që kishin djemtë me uniformën ushtarake, e që nuk ishin të paktë. Bajram Mehmeti, qysh në hyrje të rrëfimit të tij me dokumentat përkatëse provon se tëdhënat e cekura në libër janë të vërteta, janë origjinale dhe pa personifikime të maskuara. Pra, autori përmes rrëfimit autobiografik, del me personazhe origjinale, duke përmend emër dhe mbiemër, qoftë për të mirë, apo edhe për të keq. Këtë rast, duke u mbështetur edhe në dëshmitë e falsifikuara të shqipfolësve të cilët autorii përmend.
Edhe pse kanë kaluar disa vite, Bajram Mehmeti nuk i ka harru, por i ka përshkruar më me kujdes vuajtjet që kishin kadetët dhe oficerët ushtarak shqiptarë, gjatëshkollimit apo shërbimit të tyre në armatën jugosllave. Maltretimet nga më të rënda që i kishte autori, i kishin edhe kolegët e tij, këto të gjitha të kryera nga shërbimet sekrete ushtarake. Vendimet gjyqësore politike, ishin edhe si rezultat të dëshmive të rrejshme nga ata që nuk kishin mundur t’i përballojnë torturat e egra serbo-sllave. Autori Bajram Mehmeti, përmes këtij botimikërkon nga dëshmitarët e detyruar te gënjejë, që të mos heshtin për torturat që i kishin, për të dëshmuar në proceset e montuara të asaj kohe. Përmes librit, “Lufta e ndyrë e shërbimit sekret”, autori, kadeti dhjetar i asaj kohe, tregon për moralin e fortë të rinis shqiptarë që bartnin uniformën ushtarake, dhe që ishin vënë në përkrahje të studentëve shqiptarë. Ushtarakët shqiptarëtë kohes ishin në përkrahje të demonstratave dhe veprimtarive atdhetare të viteve 80-ta .
Në këtë roman bie në sy, edhe sakrifica familjare. Me kushte të vështira, e udhëtime të gjata, babai tij, Rrustemi, ishte vënë përkrahë bijve të tij, që iu kishin nënshtruar proceseve dhe gjyqeve të fabrikuara.
Për mallin e nënën, vuajtja e babës që kishte për familjen, autori ka vendos këtë fjali në fillim te librit: “Këtë libër ia kushtoj babait tim, guximit, sakrificës dhe atdhedashurisë së tij të pakufishme, si dhe nënës sime, dashuria e së cilës më mungoi gjatë gjithë jetës”. Kjo gjë tregon se sa është i lidhur ushtaraku me familjen e tij. Sa mallë kanë për prindërit e tyre.
Me përkthimin dhe botimin e librit në gjuhën angleze, por te shpresojm në të ardhmen edhe në gjuhë të tjera, botës demokratike do iu ofrojmë dëshmi shtesë për vuajtjet e shqiptarëve, pa marrë parasysh se ku ishin duke shërbyer. Shtëpia botuese JALIFAT PUBLISHING ua rekomandon lexuesve këtë libër sinjë testament të madh të historisë sonë të kaluar. Mirëpo, vlerësimin më të mirë të këtij romani autobiografik, do ta japin lexuesit, sikurse që do e japin, edhe ata që kishin fatin e njëjtë me të Bajram Mehmetit!